LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re elektrike e Aptera mund të përshkoj njëmijë milje me vetëm një mbushje, sa trefishi i Tesla Model S – kushton 26 mijë dollarë

Vetura e re elektrike e Aptera mund të përshkoj njëmijë milje me vetëm një mbushje, sa trefishi i Tesla Model S – kushton 26 mijë dollarë

Kompania Aptera me seli në Kaliforni, së fundmi ka njoftuar se është hapur departamenti për porositë – për veturën elektrike (solare) e cila nuk ka nevojë “për mbushje” brenda 24 orëve, ku këto vetura do të shiten për 26 mijë dollarë.

Struktura futuristike e veturës së dizajnuar me materiale të lehta, ka një aerodinamikë të paparë. Aptera përdor teknologjinë e integruar solare që ofron 40 milje “falas” brenda një dite, duke u bërë kështu vetura e parë që nuk ka nevojë për karburant për shumicën e kohës gjatë ngasjes në një ditë me diell, transmeton Telegrafi.

Vetura është gjithashtu e pajisur me bateri që ofron ngasje prej njëmijë miljeve, duke tejkaluar veturën e famshme elektrike Tesla Model S që ka me një mbushje të baterisë mund të përshkoj 370 milje.


Bashkëthemeluesi i kompanisë Chris Anthony, tha se ngasja e kësaj veture ndodh derisa ajo thith energji nga rrezet e diellit. Departamenti i shitjes së Aptera ka njoftuar se nga 4 dhjetori ka filluar të bëhen porositë, ku çmimi fillestar i kësaj veture fillon me 25,900 dollarë e versioni që bën tërheqje me të katër rrotat kap shumën e 46.900 dollarëve.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.5 sekonda, derisa ajo maksimale prej 120 kilometrave në orë për 8 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara

Auto
Ky Volkswagen Beetle klasik thuhet se i mbijetoi zjarrit në Kaliforninë e Jugut, mes shtëpive të shkatërruara

Ky Volkswagen Beetle klasik thuhet se i mbijetoi zjarrit në Kaliforninë e Jugut, mes shtëpive të shkatërruara

“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

Auto
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Trump tha se do të revokojë mandatin për automjetet elektrike

Trump tha se do të revokojë mandatin për automjetet elektrike

EVs
Meksika kërkon që Elon Musk të sqarojë qëllimet e tij në lidhje me

Meksika kërkon që Elon Musk të sqarojë qëllimet e tij në lidhje me "Gigafactory Tesla" në këtë vend

Auto
Kalo në kategori