Udhëtimi i këndshëm i ndryshimit të veturave suedeze, sa i përket dukjes së jashtme dhe fuqisë në brendi
Suedia është shtëpi e më se dhjetë milionë banorëve dhe megjithëse nuk ka territor aq të madh, për nivelin dhe kualitetin e prodhimtarisë automobilistike, është e njohur në mbarë botën, transmeton Telegrafi.
Njihet për tri modele shumë të famshme botërore, si Saab që me nuk është në funksion, Volvo që së fundmi është rikthyer fuqishëm dhe hiper-makinë shumë të dëshirueshme Koenigsegg. Ky shtet, është i njohur mirë edhe për prodhimin e makinave të madha si Scania AB dhe Volvo AB.
Rezultati i punës, kualitetit, si dhe çmimeve ekonomike, ka bërë që 85 për qind e veturave për pasagjerë dhe 95 për qind e makina të mëdha të transportimit të eksportohen në mbarë botën. Përzierja e kulturës suedeze për vetura dhe motit të ftohtë suedez, kanë qenë inspirim i disa prej modele më të mira që vijnë nga ky shtet.
Derisa nuk kanë qenë gjithnjë aq të mira, janë përzgjedhur disa prej këtyre modeleve, prej bajate deri në shumë atraktive, që janë prodhuar gjatë kohës.
Volvo 240 Estate
Megjithëse kishte dukje bajate, kjo makine ishte në prodhim për më se 20 vite, derisa e dëshmoi se Volvo prodhon vetura që kanë siguri shumë të lartë. Nuk është rastësisht në krye të listës, sepse është një makinë që u bë simbol i veturës familjarë të kohës, përkundër dukjes jo të mirë.
Saab 900 Turbo
Ishte ndër veturat më të kërkuara nga viti 1978 deri më 1998, kur u largua përfundimisht nga prodhimi. Arritja e veturave të reja dhe me teknologji shumë më të lartë, kanë bërë që Saab të mos ekzistojë më.
Volvo P1800
Për një kohë të gjatë, Volvo nuk është njohur për modele që duken mirë, mirëpo me investimin në dizajnerë të rinj, në vitin 1963 është krijuar modeli P1800 që dukej shumë bukur. Madje, si pjesë e një reklame, ishte thënë se është sikur një Ferrari suedez.
Saab 92
Ky model ishte i pari, të cilin Saab e nxori nga prodhimi, ndërsa kishte dukje të inspiruar nga pajisjet aeronautike. Modeli 92, ishte në dispozicion në vetëm një ngjyrë, derisa ishte më shumë i kërkuar për familjarë.
Saab Sonett
Volvo nuk ishte i vetmi prodhues që solli makinë të bukur, pasi këtyre hapave shkoi edhe Saab, duke krijuar një model si Sonett, që ishte i dedikuar edhe për gara. Ishte planifikuar të ndërtohej në 2,000 njësi, por nga prodhimi nuk kanë dalë më shumë se gjashtë, duke e bërë një model tepër të rrallë.
Saab 96
World Rally Championship ishte aktiviteti ku u bë pjesë Saab 96, duke bërë që ky model të hyjë në hartën e makinave botërore. Që atëherë, kërkesa për këtë model, ishte e pandalshme.
Volvo 850 T5 / T-5R / R
Askush nuk dukej se kishte nevojë për një Volvo, derisa nuk u prezantua modeli 850 në tri versionet, si T5, T-5R dhe R, që e ngriti në kërkesën në një nivel shumë të lartë. Me motorin e 243 kuaj fuqive nga Porsche dhe rrota Pirrelli, ky model u bë shumë i kërkuar në treg.
Saab 9-5 Aero
Ishte koha kur makinat nisën të fuqizoheshin dhe përjashtim nuk bëri as Saab me modelin 9-5 Aero, i cili mund të prodhonte deri në 260 kuaj fuqi. Kapacitet shumë më i lartë, se disa makina që i kishte rivale.
Volvo S60 dhe V60 Polestar
Këto vetura moderne, janë shumë të pëlqyera për shkak të dukjes së mirë dhe çmimit të favorshëm. Mundësia që nga zero deri në 100 kilometra në orë, të arrijë për 4.5 sekonda i bënë edhe shumë atraktive për blerësit.
Koenigsegg Agera RS
Adhuruesit e super-makinave, Koenigsegg Agera RS, e kanë konsideruar si kremin e këtyre makinave të fuqishme. Shpejtësinë nga zero deri në 400 kilometra në orë si dhe kthimin sërish në zero, kjo makinë mund ta arrijë për 33.29 sekonda. Rekord tjetër i kësaj makine suedeze, është shpejtësia deri në 447 kilometra në orë, që e bëjnë një super-makinë shumë të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës