Pse filmi dhe automobili janë të pandashëm? Cilat ishin veturat “më filmike prej të njëzetave e këtej? Me çfarë veture James Dean gjeti vdekjen? Në cilin film është shënuar rekordi për sa u përket veturave të shkatërruara?
Historia e filmit është edhe histori e automobilit. Filmi i parë i cili i kushtohej “çudisë mbi rrota” ishte “Exploits of Motor Car” i vitit 1900. Filmi “Gentlemen of Nerve” i vitit 1914 inauguroi ndjekjen e automobilave.
Pamje nga filmi “Gentlemen of Nerve”
Në të njëzetat, Dodge dhe Chevrolet, pastaj Rolls Royce marrin primatin jo vetëm në industrinë automobilistike e cila përjetoi një rritje marramendëse, por edhe në filmat amerikanë të cilët i kushtoheshin “nëntokës” amerikane. James Cagney dhe kompania e “djemve të këqij”, statusin e tyre të “pasanikëve brenda natës” e vërtetonin edhe me vozitjen e automobilave më të shtrenjtë amerikanë, transmeton Telegrafi.
CILA ISHTE VETURA E GRACE KELLYT?
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, pozitën Nr. 1 tek auditoriumi filmik e kishte Jeep Willys, i cili më së shumti përdorej prej armatës amerikane në fushëbetejat prej Evropës deri në Japoni.
Jeep Willys
Në të pesëdhjetat e shekullit të kaluar, kur lufta dhe tmerret e saj tashmë kishin nisur të harrohen, më së shumti preferohej gracioziteti i automobilave dhe Grace Kelly, bukuroshja e filmave të Hitchockut, e cila më vonë do të bëhet Princeshë e Monakos.
Vetura Sunbem Alpine, e në të Grace Kelly dhe Cary Grant
Kabrioleti Sunbeam Alpine me Grace Kellyn dhe Cary Grantit ishte në “modë” në vitet e pesëdhjeta. Këto vite nuk mund të përmenden pa bërë lidhjen e Rock’n’Rollit, automobilave dhe vrapit të çmendur pas suksesit. Dihet edhe kush mund t’i bashkëdyzojë të gjitha këto: Është James Dean ai i cili me kokën e vet pagoi këtë kombinim.
James Dean dhe vetura e tij Porsche Spyder
“Rebeli pa arsye”, i cili në karrierën e tij të shkurtër xhiroi vetëm tre filma, pas atij të fundit (“Vigani” me Elisabeth Taylorin), do të ulet në Porschenë e tij 550 Spyder dhe me 160 kilometra në orë do të godet një Ford të zi dhe të vjetër. Trupin e vdekur të Deanit mezi e patën nxjerrë nga vetura e ndrydhur.
Pamje nga filmi antologjik, “Breakfast at Tiffany’s”
Të gjashtëdhjetat filluan me Audrey Hepburn dhe Cadillacun e bardhë në “Mëngjesin tek Tiffany”. Ky automobil preferohej edhe prej rebelit francez, Jean Paul Belmondos në filmit “Deri në frymë të fundit”. Përndryshe, në të gjashtëdhjetat, televizori bëhet mjet i paevitueshëm për secilën shtëpi.
VETURAT E 007-shit
“I shenjti” Roger Moore kështu inauguroi Volvonë suedeze, ndërsa si Agjenti 007 preferonte më së shumti Aston Martinin dhe Lotusin. Përndryshe, me siguri e dini që në vazhdimet e fundit të James Bondit, më së shumti përdoret nga Agjenti 007 BMW me modelet Z3 dhe 750iAL. Ka spekulime që angazhimi i BMW-së ka qenë i lidhur me blerjen e Roverit nga ky gjigant gjerman.
Aston Martini më i famshëm në botë!
Në këto vite (të gjashtëdhjetat pra), edhe Mini Cooperi anglez bëhet veturë tejet e popullarizuar. “Wolksvageni” i famshëm bëhet vetura më e shitur kah fundi i të gjashtëdhjetave edhe falë filmit të suksesshëm “The Love Bug” (Herbie). Më vonë u xhiruan edhe dy vazhdime të këtij filmi.
GENE HACMAN NË NDJEKJEN MË TË NJOHUR FILMIKE
Steve McQueen me vozitjen marramendëse të Ford Mustangut GT 390, në filmin “Bullit”, bëri që kjo veturë sërish të ri-kthejë popullaritetin e viteve të njëzeta. Njohësit e filmit pohojnë që ndjekja më e suksesshme filmike e veturave është xhiruar në filmin “Lidhja franceze” me Gene Hacmanin në rolin kryesor. Përndryshe, si “merakli” të vozitjes së shpejtë në jetë dhe në film njihen Yves Montand, Paul Newman (i cili edhe aktivisht mirrej me sportin e automobilizmit), Steve McQueen dhe së fundit Tom Cruise.
Steve McQueen dhe Mustangu ikonik
Në të shtatëdhjetat, fati i veturave të mira gjithnjë e më shumë lidhej me ndjekjet nëpër rrugë dhe shkatërrimin e tyre. Thuhet që rekordi për sa i përket numrit të veturave të shkatërruara është mbërri në filmin “Blues Brothers”, ku në skenën finale të filmit bëhen lëmsh hiç më pak se 150 vetura!!!
Pamje nga filmi “Rain Man”
Të tetëdhjetat më së shumti do të kujtohen për nostalgjinë automobilistike në filmin “Rain Man” me Dustin Hoffmanin dhe Tom Cruisen. Cruise në “Rain Man” çmendet i tëri pas kabrioletit Buick Roadmaster të prodhuar në vitin 1949. Një qasje të tillë “nostalgjike” vërejmë edhe në filmin “Cobra” të Silvester Stallones ku Mercury i vitit 1950 dhe Brigitte Nielsen disi shpëtuan prej dështimit këtë film të Stallones, transmeton Telegrafi.
Mercury i vitit 1950
Përndryshe, koalicioni parimor midis filmit dhe automobilit do të jetë në fuqi me siguri edhe në shekullin e ardhshëm.
Ky “ortakllëk” sjell para dhe sukses, apo jo…
VETURAT SPECIALE: PREJ BATMANIT DERI TE MAD MAX
Në konstruktimin e veturës për Batmanin mori pjesë edhe Damon Hill, fituesi i Formulës 1. Makina e Mad Maxit kishte fuqinë e dyfishuar.
Filmi jo vetëm që përdorte modelet më të reja automobilistike, por madje ndikonte në prodhimin e automobilave specialë për nevoja të veta. Këtu “revolucioni” nisi me serialin e filmave për “Batmanin”.
Vetura futuriste e Batmanit
“Batman” i vitit 1964 inauguroi kështu tipin Lincoln Future të prodhuar në fabrikën italiane Ghia. Në të nëntëdhjetat, kur u xhiruan tri vazhdime të “Batmanit”, u konstruktua një automobil special mbi llojin Chevrolet Impale. Thuhet që vetë Damon Hill, fituesi i Formulës 1 ka marrë pjesë në krijimin e kësaj veture krejtësisht të veçantë. Vetura ultrafuturiste DeLorean DMC 12, e cila u përdor në serialin “Kthimi në ardhmëri”, përkundër suksesit filmik, nuk arriti të krijojë vendin e saj në treg. Ferrari, Porsche dhe Jaguar i rezistuan këtij prodhimi amerikan.
Concordia II
Filmi spektakuluar “Black Moon Rising” i vitit 1986 katapultoi veturën Concordia II. “Famë” të ngjashme ka pasur më herët Denis Weaver i cili në filmin “Duel” të Steven Spielbergut, mundohej në Plymoth Valiantin e tij t’i shmanget një mauneje, vozitësi i të së cilës në asnjë çast nuk do të shihet në film.
Maksi i tërbuar
Megjithatë, dihet (dhe këtë ju e dini shumë mirë) se cili aktor dhe cila veturë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e filmit. Fjala është për makinat e Mel Gibsonit të përdorura në serialin e Mad Maxit. Filmi inaugurues, popullarizoi tej mase versionin e modifikuar të Ford Falcon XB, ndërsa vazhdimi i dytë, kupenë Holden Monaro GTS. te dy motorat përdornin kompresorët mekanikë me të cilët dyfishohej fuqia e tyre dhe e veturave të Mad Maxit.
Pamje nga “Elementi i pestë”
Filmi i Luc Besonit, regjisorit francez, “Elementi i pestë” me Bruce Willisin në rolin kryesor, ka sjellur risi në tregun e “veturave të ardhmërisë”. Ju kujtohet që këtu veturat fluturojnë në ajër. Në këtë film për herë parë shohim ndjekjen në ajër të automobilave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Skoda prezanton Enyaq 2025
Ndërruesi manual i shpejtësive, cilat automjete po e largojnë si opsion?
Një tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
Kjo BMW M5 u harrua prej vitesh në garazhin e një pallati të braktisur
Ngrohja dhe ftohja e ulëseve të veturës, e dobishme - por teprimi mund të rrezikojë seriozisht shëndetin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?