LAJMI I FUNDIT:

Vetura që flet shqip bëhet sensacion – Dacia Duster i ri me numër të madh shitjesh në javën e parë (Foto)

Vetura që flet shqip bëhet sensacion – Dacia Duster i ri me numër të madh shitjesh në javën e parë (Foto)
2017 - Nouveau Dacia DUSTER

Sigurisht se tashmë jeni njoftuar me veturën e parë që flet shqip.

Pikërisht, Dacia Duster i ri ka arritur që qysh në ditët e para të arritjes në Kosovë në sallonin e Auto Mita të nxisë interesim të jashtëzakonshëm.


Në fakt, me risi moderne dhe tejet e arsyeshme ekonomikisht nga Dacia, është pritur tejet mirë në javën e parë, duke arritur një numër të madh të shitjeve.

I përshtatshëm për të gjitha terrenet dhe me komoditet të lartë e teknologji që lehtëson jetën, Dacia Duster i ri që flet shqip ka lënë të mahnitur të interesuarit, e në veçanti ata që e kanë tashmë në pronësi këtë veturë të përshtatur në mënyrë ideale për nevojat tona.

Përkundër interesimit të jashtëzakonshëm, salloni i Renault dhe Dacia “Auto Mita” pret të gjithë të interesuarit për veturën e parë që flet shqip, e me këtë rast ofron një mundësi ultimative se si ta bëni tuajën veturën Dacia Duster.

Dacia Duster i ri vjen duke filluar nga 12,990 euro, ose për 147 euro në muaj me 7 vjet garancion, ku përfshihet sigurimi Kasko për vitin e parë dhe servisi i parë.

/Telegrafi/