LAJMI I FUNDIT:

Vetura fluturon nga rruga, shoferi me lëndime të rënda

Vetura fluturon nga rruga, shoferi me lëndime të rënda
Foto: Ilustrim

Me datën 30.01.2019 rreth orës 6 të mëngjesit është paraqitur një aksident në autostradën Shkup-Veles në afërsi të një fshati të Velesit, makina e tipit “Tojota Korolla” me targa të Serbisë, e drejtuar nga një shtetas i Serbisë me iniciale N.S, ka fluturar nga rruga.

Nga aksidenti i ndodhur shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa bashkudhëtarja e tij me iniciale S.E. (58) ka pësuar lëndime më të lehta trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të aksidentuarit janë transferuar menjëherë në urgjencën e spitalit të qytetit të Velesit.

Hetimi është kryer nga ekipe të MPB-së së Velesit dhe vazhdojnë të punojnë për zbardhje të plotë të rastit./Telegrafi/