LAJMI I FUNDIT:

Vetura e policisë pa sirenë alarmuese nuk e respektoi shenjën (Video)

Vetura e policisë pa sirenë alarmuese nuk e respektoi shenjën (Video)

James McLaughlin është duke e paditur Policinë e Buffalos për një aksident që i ndodhi para dy vitesh, me ç’rast ai e goditi një automjet të patrullës policore.

McLaughlin ishte duke vozitur me Cadillacun e tij dhe në një moment i doli përpara automjeti i policisë dhe ndodhi aksidenti duke mbetur të lënduar të dy palët.


Ai asokohe kishte ngritur padi duke kërkuar dëmshpërblim për lëndimet dhe dhimbjen që përjeton, mirëpo në raportin e policisë ishte thënë se vetura e tyre kishte pasur të lëshuar dritat dhe sirenat.

Avokatët e McLaughlin kishin vërejtur se sirena dhe dritat nuk kishin qenë të lëshuara deri në momentin e përplasjes, mirëpo raporti policor kishte qenë bindës.

Përfaqësuesit ligjorë të protagonistit kanë analizuar xhirimet nga kamerat e sigurisë, në të cilat tregohej tjetër shfaqje nga ajo që thoshin policët, të cilët nuk e kishin respektuar shenjën për t’u ndalur.

Tash është marrë edhe një xhirim nga një kënd tjetër, i cili tregon qartë se vetura e policisë nuk i kishte të lëshuara dritat dhe sirenën alarmuese deri në momentin e aksidentit.

Që nga aksidenti, McLaughlin ka probleme me ecje, ngritje dhe ulje dhe ka dhimbje të vazhdueshme. Në bazë të dëshmive të reja, avokatët do të ngrenë padi të re ndaj qytetit dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për klientin e tyre. /Telegrafi/