LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Të lirohen deputetët, tentativat për të na heshtur nuk do të funksionojnë

Vetëvendosje: Të lirohen deputetët, tentativat për të na heshtur nuk do të funksionojnë

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa po shkonin për të marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, me ç’rast është përdorur edhe sprej, nga çfarë kanë mbetur të lënduar deputetë e aktivistë.

“Ky arrestim ndaj deputetëve tanë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi dhe ‘Zajednicës’, është vazhdimësi e mendësisë së qeverisë së kaluar. Me këto arrestime dhe persekutime ndaj deputetëve dhe aktivistëve të opozitës, qeveria e Ramush Haradinajt po tregon vendosmërinë e saj për të ndjekur rrugën e dy qeverive të mëhershme – qeverisë Thaçi dhe qeverisë Mustafa”, thuhet në reagimin e VV-së.


“Një gjë e tillë është e papranueshme dhe asnjë veprim nuk do të mund në asnjë mënyrë t’i jetësojë më këto marrëveshje, të cilave iu ka dhënë fund rezistenca e fuqishme qytetare, pjesë e të cilës dikur ishte edhe vetë Haradinaj, i cili tashmë për të ruajtur karrigen, është shndërruar në vegël të PDK-së dhe Listës Srpska”, thuhet në tej.

Vetëvendosje kërkon që deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi të lirohen sa më parë dhe procesi politik ndaj tyre të marrë fund.

“Qeveria e Kosovës dhe gjykatat e stërmbushura me gjyqtarë të korruptuar nuk mund ta cenojnë shtetësinë e Kosovës e nuk mund të shkelin mbi vullnetin qytetar. Ne jemi të vendosur fuqishëm kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin tonë, dhe kushdo që tenton që këto marrëveshje t’i ringjallë sërish, ka për të hasur në rezistencë edhe më të fuqishme qytetare. Mbrojtja e Republikës së Kosovës është domosdoshmëri, ndaj me asnjë kusht s’do të lejojmë që interesi i saj të cenohet. Po ashtu asnjë tentativë për ta heshtur apo zmbrapsur Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka funksionuar në të shkuarën e aq më pak do të funksionoj tash”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori