Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme përmes një njoftimi ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e Ligjit për Trepçën, pasi një gjyqtar i EULEX-it pretendon se ai është antikushtetues.
Lidhur me këtë, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se Trepça është ndërmarrje me potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për Republikën e Kosovës, prandaj edhe kanë insistuar që ajo ta ketë statusin e ndërmarrjes së veçantë publike.
“Cilado formë e privatizimit, apo edhe më keq, likuidimit të Trepçën do ta dëmtonte dhe cungonte potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës – një ekonomi pra që hap vende të reja të punës, një ekonomi e bazuar në prodhim industrial dhe zgjerim të kapaciteteve për rritje të vlerës së shtuar brenda Kosovës, dhe një ekonomi që garanton shpërndarje më të madhe të pasurisë përmes punësimit dhe garantimit të kushteve më të mira e të drejtave më të mëdha për punëtorët”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.
Sipas tij, interesi i Dhomës së Posaçme është likuidimi i Trepçës.
“Interesi i Kosovës është ta ketë një Trepçë të zhvilluar në funksion të së mirës së përgjithshme dhe mirëqenies së qytetarëve. Privatizimi i saj që po do ta bëjë qeveria është në interes të blerësve potencialë (të cilët mbase tashmë i kanë të identifikuar). Interesi i Dhomës së Posaçme është ta likuidojë atë”, vlerëson Krasniqi.
Gjatë ditës, Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme njoftoi se i është drejtuar Kushtetueses me një kërkesë pasi që një gjyqtar i EULEX-it, duke mbrojtur kërkesat e paditësit të ndërmarrjes Trepça, ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye, që sipas tij, janë të bazuara në të drejtën që e garanton pronën.
Ai pretendon se ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit dhe se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.
Lidhur me këtë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk mund të kontestohet për nga ana kushtetuese nga ndonjë gjyqtar i Dhomës së Posaçme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova