LAJMI I FUNDIT:

Veterani kinez me këmbë të amputuara mbjellë 17 mijë pemë për 19 vite, hapësirën e shndërron në mal (Video)

Veterani kinez me këmbë të amputuara mbjellë 17 mijë pemë për 19 vite, hapësirën e shndërron në mal (Video)

Një veteran kinez që kishte humbur të dy këmbët për shkak të një sëmundje të rëndë, ka arritur të mbjellë më shumë se 17 mijë pemë në 19 vitet e fundit, duke e shndërruar zonën në një mal.

Ma Sanxiao, 70-vjeç, ka arritur që tokën pa kurrfarë ndërtimi ta shndërroj në mal, duke përdorur kazme, lopatë dhe një sëpatë të vogël, transmeton Telegrafi.

Burri me këmbët e amputuara në gjunjë, kishte filluar mbjelljen e pemëve në vitin 2000 për të fituar para që ta mbajë gjallë familjen, por tani këtë e bën për hobi dhe ta ruaj ambientin.


Ma jeton në fshatin Mayu në provincën kineze Hebei, e sipas mediave lokale ky ushtarak i pensionuar del nga shtëpia në ora pesë të mëngjesit për të mbjellë pemë.

Ai me vete merr ushqimin dhe zakonisht tërë ditën e kalon jashtë duke mbjellë pemë. E rrugën nga shtëpia për në mal e përshkon me triçikël dhe protezat.

Në vitin 2008 historia e tij ishte shpërndarë në masë të madhe, kurse qeveria kineze i ka dalë në ndihmë duke i ofruar asistencë sociale. E prej atëherë ai punon edhe më shumë, pasi ndihet sikur i ka “borxh” shoqërisë për ndihmën e ofruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori