Një veteran i luftës i pastrehë kreu vetëvasje pasi u ndje 'i humbur' kur u largua nga ushtria.

Wayne Green, 29-vjeç nga Bolton, 'nuk mori asnjë ndihmë' nga ushtria kur u shkarkua nga regjimenti i Dukës së Lancaster në Catterick, afër Darlington, transmeton Telegrafi.


80461160 2806207516109108 5338193123958849536 n

Trupi i Green u gjet në banesën e një miku muajin e kaluar. Babai i Wayne i tha The Sunday Mirror se pasi djali i tij u kthye nga ushtria, ishte sikur ai nuk mund ta 'pranonte se ai u largua nga ushtria'.

''Ai kurrë nuk fliste për kohën e tij në ushtri, ne kurrë nuk mund të arrinim deri në fund të ndonjë historie. Por pasi u largua ai nga ushtria dukej i humbur'', tha babai i tij.

80643602 813866259033591 5878693661281091584 n

Thuhet se rreth 35,000 veteranë mund të jenë të pastrehë këtë Krishtlindje dhe kjo thuhet se është mjaft shqetësuese. /Telegrafi/