Paga minimale që parashihet me planin qeverisës të rritet nga 170 në 250 euro pritet të sjellë pakënaqësi te veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pasi nuk pritet të rriten edhe pensionet e tyre që parashihte dikur Ligji për Veteranët.
Ligji i miratuar më 2014 përkatësisht neni 18, parasheh lartësinë e shumës së pensioneve për këto kategori, ku ishte vendos që mos të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.
Megjithëse, sipas zyrtarëve të Qeverisë Kurti 2, neni 18 i këtij ligji është shfuqizuar në vitin 2017 me ndryshimet ligjore të ligjit për veteranët dhe me këtë ndryshim nuk pritet të ketë rritje të pensioneve për këto kategori.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku nuk ka njohuri për këto ndryshime ligjore.
Ai pohon për KosovaPress se Ligji e specifikon qartë që veteranët nuk mund të kenë pensionet më të vogla se pagën minimale, dhe siç thekson ai nëse ndryshohet ligji, veteranët do të organizojnë protesta.
“Nuk mundet me u nda, sepse me ligj është e parashikuar që veterani e ka pensionin jo më të vogël se paga minimale. Në momentin që rritet paga minimale në Kosovë, rritet edhe pensioni i veteranit… S’është dashur të ndryshojë ligjin askush, qeveria e rritë pagën minimale, veteranit i rritet pensioni… Ligjin nuk e ndryshon Qeveria, por Kuvendi… Ligji e thotë që veterani nuk mund të ketë pensionin më të vogël se pagën minimale… Nëse ndryshohet ligji, veteranët i bëjnë protesta qeverisë. Pse ta ndryshojnë, e veç veteranët po u dashka me vuajt në këtë drejtim a dhe të kenë pasoja. Por, nuk ka thënë askush që do ta ndryshojë ligjin”, thotë Klinaku.
Për këtë çështje, edhe dy ish-ministra të Financave, tashmë deputetë të opozitës, po kërkojnë sqarime nga Qeveria Kurti për një kosto shtesë prej 36 milionë euro që ndërlidhen edhe pensionet e veteranëve.
Ish-ministri i Financave nga PDK, Bedri Hamza, i cili nuk është i njohur me ndryshimet ligjore thotë se rritja e pagës minimale është e mirëseardhur, por shton se kjo do të ketë kosto shtesë, siç thotë ai prekë edhe Ligjin për veteranët.
“Ngritjen e pagës minimale keni premtuar diçka tjetër, tash thoni se do të ngritët në 250 euro. Bënë, mirë është kjo, por kjo kryeministër Kurti, ka kosto shtesë indirekt se i prek ligjet tjera 36 milionë euro në baza vjetore. Nuk i keni të planifikuara”, thotë Hamza.
Edhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kërkuar ta di se a do ta rriten edhe pagesat e veteranëve me rritjen e pagës minimale në 250 euro.
“Rritja e pagës në 250 euro për muaj kur do të bëhet kjo. A do të rriten pagesat e vesternëve dhe kur? Edhe veteranët edhe qytetarët sidomos ata të punuar në sektorin privat që janë rreth 240 mijë po presin se kur ky vendim do të hyjë në fuqi”, thotë Bajrami.
Në anën tjetër, ndaj tyre pati reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili thotë se ka zbuluar një paradoks nga ish-Qeveria LDK-PDK (2017), e cila sipas tij ka shfuqizuar nenin 18 të Ligjit për veteranët që thirret në pagën minimale.
Ministri Murati lë të kuptohet se nuk do të ketë rritje të këtyre pensioneve në kuadër të rritjes së pagës minimale.
“Për të prezantuar edhe një paradoks u tha që paga minimale është e ulët që është përcaktuar prej 250 euro, duhet të jetë më e lartë, e në të njëjtën kohë thonë që paga minimale s’bën me u bë 250 euro se është e lidhur me pagesat për veteranë, edhe ka me i rrit shpenzimet. Kjo madje u tha prej dy ish-ministrave të Financave. Është e çuditshme se si këta dy ish-ministra, njëri nga PDK-ja dhe tjetri nga LDK, mos ta kenë informatën se cilat ligje janë në fuqi dhe cilat nene janë në fuqi e cilat jo. Madje, ku kanë qenë në qeveri, bashkë në koalicion e kanë shfuqizuar po atë nen i cili thirret në pagën minimale për pagesat për veteranë. Është fjala për nenin 18 të Ligjit për veteranët të luftës së UÇK-së i cili është shfuqizuar në vitin 2017 nga qeveria PDK-LDK. Është prezantuar prej qeverisë tuaj aso kohe, pra është shumë jo serioze kur kemi ish-ministra të tillë, tani deputetë, që bëjnë supozime të tilla edhe bëjnë kritika nga pozicione të tilla pa i pasur të gjitha informatat”, thotë Murati.
Ligji për veteranët ka hyrë në fuqi në vitin 2014, ndërsa ndryshimet ligjore janë bërë në fund vitit 2016, ndërsa në gazetën zyrtare është publikuar më 2017.
Aktualisht mbi 30 mijë veteranë të luftës së fundit marrin pensione nga buxheti i shteti , mbi 60 milionë euro në vit. Për këtë kategori, ka pasur edhe proces gjyqësor. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje