Gjithsej 102.8 milionë euro kanë fituar të gjitha bankat në Maqedoni vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se profiti i tyre në vitin 2016 është rritur për afër 36 për qind në raport me vitin paraprak, shkruan gazeta KOHA.
Fitimet më të mëdha i ka grupi bankave më të mëdha që kanë realizuar profit prej 89.5 milionë euro, të pasuara nga bankat e mesme me 11.8 milionë euro profit, dhe bankat e vogla me fitim prej 1.5 milion euro. Rritja e fitimit të bankave kryesisht vjen si rezultat i uljes së harxhimeve të ndryshme të bankave dhe rritjes së të ardhurave nga kamatat në kreditë e miratuara, si dhe uljes së harxhimeve për kamatat për kursimet. Për rritjen e madhe të fitimit të bankave në dhjetë vitet e fundit flet edhe fakti se ai është trefishuar prej vitit 2006, kur fitimi i tërë sektorit bankar ka qenë 23 milionë euro.
Bankat në Maqedoni vite me radhë renditen ndër bizneset më profitabile që realizojnë fitime të mëdha për dallim prej shumicës së kompanive që luftojnë për mbijetesë, të paguajnë pagat dhe borxhet si dhe tatimet, si dhe të kenë para të gatshme apo likuiditet në punën e tyre. Krahas bankave, ndër bizneset më fitimprurëse në Maqedoni llogariten edhe ato të telekomunikacionit, sigurimeve, duhanit, ndërtimit, lojërave të fatit e kështu me radhë.
STOPANSKA BANKA ME MË SHUMË FITIME
Në ndërkohë, analiza e raporteve financiare vjetore tregon se Stopanska Banka vitin e kaluar ka realizuar fitime prej 36.5 milionë euro, që është për afër 17 për qind më shumë se në vitin 2015. E dyta për nga fitimi i sektorit bankar është Tutunska Banka me 25.7 milionë euro fitim që është për afër 90 për qind më shumë se në vitin 2015-ën.
Banka Komerciale realizoi fitim prej 779.4 milionë denarë, gjegjësisht 12.8 milionë euro që është rritje e madhe në raport me 525.1 milionë denarë fitim të realizuar neto në vitin 2015. Katërshen e madhe në sektorin e bankave e rrumbullakon Ohridska Banka, një nga bankat më të mëdha në Evropë, Sosiete Zheneral nga Franca që në vitin 2016 realizoi profit prej afër 7 milionë euro që është për gati 9 për qind më shumë se në vitin 2015.
Ekonomistët shpjegojnë se bankat – të ardhura të rëndësishme vjelin nga neto të ardhurat e kamatave, gjegjësisht dallimit midis kamatave të kredive që miratohen dhe kursimeve që ju paguhen qytetarëve. Të ardhura të rëndësishme fitohen edhe prej kompensimeve dhe provizioneve të ndryshme, ndërsa një pjesë e fitimeve realizohet edhe prej dallimit të kursit devizor. Nga ana tjetër, bankat harxhojnë një pjesë të fitimit edhe për të mbuluar pagat e të punësuarve, për rezervimin e kredive të këqija, ose humbjet për shkak të dëmtimit, gjegjësisht përmirësimit të vlerës së mjeteve financiare.
Bankierët, përcjell KOHA, sivjet presin që kushtet makroekonomike të punës të jenë më stabile dhe me më pak paqartësi se në vitin 2016. Pritjet janë që rritja e ekonomisë vendore, pas ngadalësimit në vitin 2016 dhe në fillim të vitit 2017, në pjesën e dytë të 2017-ës të përshpejtohet sërish. Pritet edhe stabilizim i situatës politike që do të rrisë edhe parashikueshmërinë e rrethanave ekonomike, që do të ndikojë në rritjen e punës kryesore të bankave, atë të dhënies së parave me qira në radhë të parë për biznesin, por duke mos anashkaluar as qytetarët.
Në ndërkohë, një pjesë e ekspertëve financiar thonë se fitimet e mëdha në kamata të një pjese të bankave, si rrjedhojë e marzhave që për një pjesë të bankave më të mëdha në vend arrijnë bile 500 për qind në vitin 2016, shkaktojnë që bankat të jetojnë vetëm nga kamatat e kredive, dhe të mos jenë pjesëmarrësve aktive në financat dhe rritjen ekonomike të shtetit.
Sipas ekspertit të tatimeve Pavle Gacov, marzha tek tre bankat më të mëdha në Maqedoni është afër 500 herë, gjegjësisht kamata për kursimet llogaritet pesë herë më e madhe në raport me të hollat e borxhlinjve. Kjo, me fjalë të tjera do të thotë se bankat më të mëdha për kamatat në kursime paguajnë prej 9 deri në 14 milionë euro, ndërsa për kamatat në kredi paguajnë në mesatare afër 50 milionë euro, duke realizuar marzha edhe prej afër 500 për qind.
Gacov shpjegon se fitime kaq të mëdha ju mundësojnë bankave të jenë komode në punën e tyre, duke mos ofruar lirimin apo përmirësimin më të madh të shërbimeve të tyre, duke paguar madje shpesh edhe gjëra banale, duke mos qenë partner i biznesit, ndërsa ato ekzistojnë për vetveten dhe jo për subjektet e tjera ekonomike dhe qytetarët. Nga ana tjetër, nga Banka Popullore e Maqedonisë thonë se liria e bankave që vetë të përcaktojnë lartësinë e çmimit të shërbimeve të tyre, përfshi këtu edhe shkallët e kamatave, paraqet një nga karakteristikat kryesore të një ekonomie funksionale tregu dhe të një tregu të lirë financiar.
Kamatat, si të kursimeve ashtu edhe të kredive, janë nën kompetencën e bankave .Nga ana tjetër, Banka Popullore e Maqedonisë është e interesuar për formulimin e saktë, të qartë dhe transparent të kushteve kontraktuese të kredive bankare, përfshi edhe dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën se si përcaktohet lartësia e shkallës së kontraktuar të kamatës.
TË NXITET KONKURRENCA E SISTEMIT FINANCIAR
Lidhur me instrumentet e politikës monetare që e përcakton Banka Popullore, bankat gjatë përcaktimit të lartësisë së kamatave natyrisht se marrin parasysh lartësinë e shkallës themelore të kamatës së BPM-së, bankave të huaja qendrore më të rëndësishme, si dhe vendosjen e premisë për rreziqet si kompensim që marrin për financimin e ndonjë shfrytëzuesi të kredisë. Gjithashtu, edhe lartësia e kompensimeve dhe provizioneve të ndryshme që ndikojnë dukshëm në punën pozitive të bankave, paraqet të drejtë dhe përgjegjësi të vet bankave.
Banka Popullore konsideron se në vend të intervenimeve administrative lidhur me këto kompensime, nevojitet të nxitet konkurrenca e shëndoshë në sistemin financiar, përfshi edhe dhënien e shërbimeve të ndryshme pagesore apo financiare, për shkak se, siç vlerëson BPRM, vetëm kjo është mënyrë efektive përmes së cilës mekanizmi i tregut e përcakton nivelin optimal të çmimeve të shërbimeve financiare. Ngjashëm si mënyra e formimit të shkallës së kamatës, edhe lidhur me mënyrën e formimit të çmimeve të shërbimeve të bankave, nevojitet që në vazhdimësi të ndërtohet marrëdhënie llogaridhënëse apo transparente midis bankave dhe klientëve.
Ky raport ndërmjet dy palëve nënkupton shërbime qartë të definuara dhe të deklaruara që banka i kryen për konsumatorin. Ndryshe, totali i kredive të miratuar në fund të muajit shkurt ishte 4.5 miliardë euro. Prej tyre, qytetarët kanë borxh prej 2.1 miliardë euro në banka, ndërsa biznesi ka borxh prej 2.4 miliardë euro.
Nga ana tjetër, shkalla e kamatës për të gjithë kreditë e miratuara për amvisëritë në janar këtij viti ishte 6.6 për qind që paraqet ulje prej vetëm 0.2 për qind në raport me muajin janar të vitit 2016. Totali i kamatës për të gjitha bizneset në janar të këtij viti ishte 5.8 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos