Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Pothuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) votuan pro rezolutës që e kishin sponsorizuar Gjermania dhe Ruanda.


Në fakt, vetëm një shtet i BE-së nuk votoi pro rezolutës. Bëhet fjalë për Hungarinë e presidentit hungarez, Viktor Orban.

votat e rezolutes scaled

Kujtojmë se tash 11 korriku është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe duhet të festohet çdo vit.

Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh - mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/