LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm një postim, Trump i shton gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit të tij

Me vetëm një postim, Trump i shton gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit të tij

Aksionet e rrjetit social të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, kishin rënë me shpejtësi pas një rritjeje jetshkurtër.

Por, me një postim të vetëm në Truth Social, Trump ndihmoi në rritjen e aksioneve dhe si rezultat i shtoi gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit.

Bëhet e ditur se në tregun e hapur, aksionet e Trump Media and Technology Group kishin rënë 42%, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Por, gjysmë ore më pas, kur aksionet ishin përsëri në rënie, Trump bëri një postim: “Ka thashetheme dhe/ose deklarata të rreme, të pavërteta dhe ndoshta të paligjshme të bëra nga, ndoshta, tregu manipulator, se jam i interesuar të shes aksione. Ato thashetheme apo deklarata janë të rreme. Nuk e kam ndërmend të shes”.

Menjëherë pas kësaj, aksionet u rritën gati 15%.

Bëhet e ditur se Trump është aksioneri i vetëm më i madh i kompanisë dhe 114.75 milionë aksionet e tij tani kanë vlerë rreth 3.7 miliardë dollarë.

Megjithatë, fakti që ai mund të përfitojë financiarisht nga deklaratat që ai bën në platformë ka ngritur shqetësime etike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Kalo në kategori