Nuk ka ditë që në raportin e Policisë nuk raportohet për persona të zhdukur. Shumica nga ta janë gjetur e disa ende rezultojnë si të zhdukur.
Ndër rastet që bëri bujë më të madhe është ai i një gruaje nga Prishtina.
Remzije Mustafa u gjet e gjallë tetë ditë pasi që kishte dal nga shtëpia.
Por ky rast nuk shënon rastin e vetëm në vitin 2019 që në Policinë e Kosovës u raportuan si të zhdukur.
Në bazë të statistikave të Policisë nga janari e deri në fund të muajit nëntor janë raportuar gjithsej 234 raste të persona të zhdukur.
E lidhur me këtë numër të madh të të zhdukurve njohësi i sigurisë në Kosovë, Avni Islami thotë se kjo dukuri nuk e ka prekur vetëm Kosovën.
Sipas tij ky fenomen nuk duhet të jetë shqetësues vetëm për organet e sigurisë në Kosovë por edhe për gjithë shoqërinë kosovare.
Shkaktari kryesor i cili shpije drejt këtij fenomeni në shoqërinë tonë sipas Islamit është faktori ekonomik-social.
Islami thotë se rritja e sigurisë përmes shtimit të kamerave nëpër rrugët kryesore e rrit edhe sigurinë në vend, dhe i parandalon këto raste të zhdukjes së njerëzve.
“Seriozisht ky fenomen pra i zhdukjes së të rinjve por edhe moshave të tjera është paksa shqetësues kur në mediat tona dëgjohet se është zhdukur një vajzë apo djalë apo moshave të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve kemi parë që kanë ndodhur kidnapime për shkaqe të ndryshme dhe kësisoj në pamjen e parë duket se Kosova nuk është vend i sigurt , duke pas parasysh se jo menjëherë gjenden ata persona….Mendoj se Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka vend për panik, por duke e pasur parasysh se gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e ka bërë të vetën dhe ka raste kur kryejnë vetëvrasje dhe pastaj gjinden në një kohë shumë më të vonshme…Duhet të shtohen kontrollet në përgjithësi të kemi të vendosura nëpër objektet vitale dhe në rrugët kryesore kamerat e sigurisë dhe në një mënyrë kësaj do i ndihmonte dhe shoqëria civile në mënyrë që mos të ndodhin rastet e tilla”, tha ai.
Fenomenin e personave të zhdukur për KP e ka shpjeguar edhe sociologu, Fadil Maloku sipas të cilit kriza morale dhe ekonomike në të cilën po kalon Kosova po i sjell edhe pasojat si kjo e zhdukjes së personave.
Ai madje thotë për KosovaPress se përgjatë viteve të ardhshme ky fenomen do shënojë rritje në rast se institucionet e sigurisë nuk do krijojnë mekanizma që i kontrollojnë dukuritë e tilla devijante për shoqërinë tonë.
“Në këto dy dekada të pasluftës jemi duke jetuar në ambient krejt tjetër fare , ë një ambient të ri të vlerave, dhe si pasoj e këtyre vlerave të reja që kanë ardhur me ndërrimin e sistemit dhe me krijimin e disa para dispozitave, pra një model i ri i sjelljes politik, ekonomik, social kanë ardhur edhe këto vlera të cilat në botën perëndimore padyshim që sanksionohen dhe janë shumë problemtike….Në shoqërinë tonë duhet të krijojmë mekanizma të cilët i kontrollojnë dhe menaxhojnë këto fenomene dhe dukuri të cilat më shumë duhet të ishin nën përkujdesje të institucioneve shtetërore”, tha ai.
Në bazë të dhënave në Policinë e Kosovës numri më i madh i rasteve të raportuara si persona të zhdukur është bërë në rajonin e Prishtinës, ku në këtë periudhë të vitit janë raportuar gjithsej 76 raste, e dyta radhitet rajoni i Pejës me 46 raste, e pasuar nga ai i Prizrenit me 34 raste, pastaj rajoni i Gjakovës me 27 raste, ai i Gjilanit me 22 raste, ndërsa në pjesën jugore të Mitrovicës u raportuan vetëm 19 raste si persona të zhdukur.
Sipas Policisë së Kosovës në qytetin e Ferizajt dhe atë të Mitrovicës Veriore ka më së paku raste të shënuara si persona të zhdukur, ku në pjesën veriore të Mitrovicës janë regjistruar 5 raste, kurse në qytetin e Ferizajt vetëm 2 raste.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët