LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 640 qytetarë kanë kërkuar ndihmë juridike falas

Vetëm 640 qytetarë kanë kërkuar ndihmë juridike falas

Nga fillimi i projektit “Qasje drejt drejtësisë në Maqedoni”, nga janari i këtij viti deri më tani në shoqatat e autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike falas janë drejtuar gjithsej 640 qytetarë. Vetëm 32 kanë kërkuar avokat falas, ndërsa të tjerëve u është nevojitur këshillë juridike dhe/apo informacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pothuajse 80 përqind të qytetarëve ndihmë falas u është nevojitur në sferën e mbrojtjes sociale, marrëdhëniet pronësore-juridike dhe familjare.

Shoqatat të cilat e zbatojnë projektin njoftojnë se afatet e shkurtra për shtrimin e ankesës apo padisë të cilët zakonisht janë prej 15 deri në 30 ditë, janë një prej shkaqeve se pse pak qytetarë vendosin të shtrojnë kërkesë për avokat falas. Sipas tyre, Ministrisë së Drejtësisë mesatarisht i nevojiten 45 ditë të sjellë vendim me të cilin miratohet ndihma juridike falas, gjegjësisht miratohet avokati, që do të thotë se afati për ankesë, gjegjësisht padi tashmë ka skaduar.


“Derisa kërkesa për ndihmë juridike falas është miratuar, qytetarët kanë të drejtë të fillojnë kontest adminsitrativ para Gjykatës Administrative. Nga aktgjykimet e grumbulluara dhe të përpunuara deri më tani të Gjykatës Administrative mund të thuhet se gjykatës i duhen prej pesë deri në 14 muaj t’i përgjigjet padisë. Kjo është periudhë e gjatë kohore për qytetarët të cilëve ndihmë juridike falas u duhet menjëherë”, deklaroi koordinatorja e projektit, Hristina Vasilevska.

Shoqatat të cilat e zbatojnë projektin “Qasje drejt drejtësisë në Maqedoni” kumtuan se vazhdojnë të angazhohen për qasje të barabartë drejt drejtësisë për të gjithë qytetarët, përmes këshillimit dhe informimit në kuadër të asaj që ua lejon Ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori