Nëpër të gjitha komunat e Kosovës deri sot janë vetëm 12 automjete nga targat ilegale janë regjistruar me targa “RKS”. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se qytetarët në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Aleksandar Vuçiq.
Kur kanë mbetur edhe 15 ditë nga përfundimi i afatit vetëm 12 automjete me targa ilegale janë regjistruar me “RKS”. Kjo shifër e ulët sipas Ministrisë së Brendshme është rezultat i frikësimit që Serbia po zbaton mbi serbët lokalë në Kosovë. Një ndër rastet që përmend MPB-ja është ai para disa ditësh kur një rreshteri të Policisë në Leposaviq i është djegur vetura e posa-regjistruar në RKS.
“‘Prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot janë regjistruar 12 automjete me targa legale RKS nga targat ilegale. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme.
Nga Regjioni 06 – kemi 4 automjete
Nga Regjioni 02- kemi 4 automjete
Nga Regjioni 04 – kemi 2 automjete dhe
Nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete.
Qytetarët tanë në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Vuçiq e të cilët kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve tanë në veri. Thirrjet për mosregjistrim të veturave nga ana e Vucic që i’u bën qytetarëve tanë në veri i konsiderojmë si ftesë për luftim të rendit, ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.
Kërkesat që të shtyhet zbatimi i vendimit sipas politologut Nexhmedin Spahiu nuk prodhojnë zgjidhje.
“Propozimi i ambasadorit amerikan është me ble kohë por kjo nuk ka të bëjë fare me afatin e shkurtër. Kjo sepse sigurisht nëse do të kishin radhët e gjata për pritje për konvertim të targave dhe do të kishim akoma një nuëmr të madh të pritjes e do të kalont afati, atëhere do të kishte arsyet që të zgjatet afati dhe të kryhet”, shprehet Spahiu.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës është përpara një zgjidhje, vendim që sipas tij ka efekte direkte në fushën e sigurisë.
“Policia e Kosovës për shembull nuk ka nevojë që të hyjë në qytet për shembull në Zubin Potok e Leposaviq e të konfiskojë vetura, mjafton në kufi atje në Merdare ose në pikë 1-31”, deklaron ai.
Ndryshe nga Spahiu aktivistë që veprojnë në Mitrovicën veriore janë të mendimit që Kosova duhet ta pezullojë vendimin për targat ilegale.
“Unë mendoj që Kurti duhet të tërhiqet pak nga ky vendim. Pyetja që duhet t’ia bëjnë vetes është: kujt i shërben ky vendi? Ata sigurisht duhet të kenë komunikim më të mirë dhe dialog të drejtpërdrejt me komunitetin lokal. Kur marrim këso vendime duhet të kemi parasysh edhe efektet negative që ka në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Caleb Waugh, pjesë e organizatës “OJQ AKTIV”.
Ai shprehet se vendimi për ndalimin e targave “KM” prekë direkt jetën e serbëve, sidomos në pjesën veriore.
“Kur marrim këso vendime duhet t’i kemi disa gjëra parasysh: lirinë e lëvizjes, faktin se shumica e njerëzve janë të varur nga veturat për çështje ekonomike. Para një vendimi të tillë duhet fillimisht të shikohet dimensioni human”, përfundonWaugh.
Pronarët e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës, e as të kalojnë kufirin pas 31 tetorit./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?