LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një 49 vjeçar

Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një 49 vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, me ç’rast një 49 vjeçar ka vdekur, njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës, në rrugën Gjakovë-Ponoshec.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga policia në Gjakovë.


Sipas Elezajt bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe me automjetin e tij është vetaksidentuar.

Sipas tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, pohoi Elezaj për Telegrafin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori