LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të mira të Meghan Markle gjatë shtatzënisë

Veshjet më të mira të Meghan Markle gjatë shtatzënisë

Tanimë veçse është zyrtare: Princi Harry me Meghan Markle janë duke e pritur fëmijën e tyre të parë!

Çifti mbretëror veçse i kishte konfirmuar lajmet përmes pallatit Kensington, transmeton Telegrafi.


Dukesha pritet ta lind fëmijën e parë në pranverë, që do të thotë se ajo veçse është fotografuar qindra herë me barkun e saj të fryrë.

Por, pavarësisht se kjo konsiderohet si periudha më e vështirë për të gjetur veshjen e duhur, Meghan Markle ka arritur t’i mahnitë të gjithë me kombinimet e saja, duke u bërë inspirim për shumë nëna shtatzënë anë e mbanë botës.

Më poshtë ju sjellim disa prej kombinimeve më të mira të saja gjatë periudhës më të lumtur të jetës së saj.