LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron 11 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Veseli uron 11 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dinjiteti i shtetit.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se vetëm duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qytetarët do ta respektojnë dinjitetin e tyre.

“Sundimi i ligjit është parimi themelor pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb. Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari, por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka vetëm një titullar: popullin e saj. Kjo është fryma e kushtetutës sonë. Është vetë e ardhmja jonë. Urime 11 vjetori i miratimit të Kushtetutës”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori