LAJMI I FUNDIT:

Veseli: T’i kthehet dinjiteti Hanit të Elezit

Veseli: T’i kthehet dinjiteti Hanit të Elezit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka hapur fushatën në Komunën e Hanit të Elezit, ku ka kërkuar që të përkrahet kandidati për kryetar të kësaj komune, Florim Shkreta.

Ai ka thënë se qytetarët e Hanit të Elezit kanë nevojë për një kryetar që do të sjellë ndryshime për të mirën e tyre dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

Veseli ka thënë se me PDK-në dhe Shkretën si kandidat për kryetar do të pesëfishohet numri i të punësuarve dhe të perfeksionohet puna nëpër shkolla.


E kandidati për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Florim Shkreta, ka shpalosur platformën qeverisëse për Komunën e Hanit të Elezit, duke thënë se prioritet i udhëheqjes së tij do të jenë punësimi, arsimi, dhe shëndetësia.

Ai theksoi se platforma e tij qeverisëse bazohet në nevojat e Hanit të Elezit, ku qytetari do të jetë në rend të parë, ndërsa u ka premtuar të gjithë studentëve të Hanit të Elezit që kanë mesatare 8, pa dallim, do të fitojnë bursa të plota. /kp/Telegrafi/