LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Sot do ta ratifikojmë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Veseli: Sot do ta ratifikojmë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se sot do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli tha se kjo dramë do të përfundojë sot.

“Kjo dramë do të përfundojë në ditën e sotshme. Në ora 11:00 do ta votojmë marrëveshjen për  shënimin e kufirit që do të thotë forcim sovraniteti dhe forcim të partneritetit me Bashkimin Evropian, liberalizim vizash dhe hapje e perspektivës”, tha Veseli.


Ai tha se qytetarët kanë përjetuar shumë, është sakrifikuar shumë dhe nuk do të lejojnë për ego të askujt ky mund të shkojë huq.

“…Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha ai.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën,  qytetarët dhe rininë e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori