LAJMI I FUNDIT:

Veseli pritet t’i shkarkojë tre drejtorë të Ramadan Mujës

Veseli pritet t’i shkarkojë tre drejtorë të Ramadan Mujës

Qeveria komonale e Ramadan Mujës në Prizren pritet të riformatizohet. Fati i disa drejtorëve ka mbetur në duart e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kurse tre drejtorë të Ekzekutivit, janë në listën e Veselit, për shkarkim.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it bëjnë të ditur se kryetari i Komunës, Ramadan Muja është në pritje të vendimit nga Veseli.

Dy drejtorë do të shkarkohen për shkak humbjes së jetës së vajzës 3 vjeçare, ndërkaq drejtori i tretë që pritet të shkarkohet është Nexhat Çoçaj.


Sipas të njëtit burim, Muja ka qenë i pafuqishëm në shkarkimin e drejtorëve, pasi që zgjedhja e tyre ishte bërë nga Kryesia Qendrore e PDK-së në Prishtinë.

“Emrat kanë ardhur direkt nga Prishtina, sepse dega sic e dini nuk ka pas arritur konsensus për të zgjedhur drejtorët”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Se në përzgjedhjen e drejtorëve për qeverisjen në Prizren ka ndikuar edhe Qendra në Prishtinë, në një prononcim të mëhershëm nuk e pat mohuar as Sekretari i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu.

Sipas tij, përzgjedhja e drejtorëve komunalë është bërë pas propozimeve të kryesive të degëve nga Prizreni, Zhuri dhe Hasi, ku për secilën drejtori ka pasur nga tre e më shumë kandidatë.

“I gjithë procesi është përcjell me debat në strukturat e degëve ne organet vendimmarrëse. Ka pasur edhe konsultime e bashkëshqyrtim me qendrën e partisë”, pat thënë Kryeziu.

Kryeziu e kishte arsyetuar konsultimin me qendrën në Prishtinë.

“Natyrisht konsultimet me strukturat qendrore të partisë e ka bërë të domosdoshëm jo vetëm përzgjedhja e drejtorëve nga radhët e PDK por nga detyrimet prej partnerëve te koalicionit. Pas emërimit të drejtorëve qeveria lokale e ka mbështetjen e plotë te strukturave të partisë në nivele dege”, pat thënë Kryeziu. Por, sipas tij, vendimi final i emërimit ka qenë në kompetencat e kryetarit të komunës Ramadan Muja.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, gjatë vizitave të shpeshta në Prizren,ka diskutuar edhe reformatizimin e ‘Qeverisë Muja’.

 
 

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori