Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni.

Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e kryeparlamentarit.


Sipas kësaj kumtese thuhet se të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart raportet ndërfqinjësore.

“Theksuan nevojën e kultivimit të mëtejmë të tyre e të bashkëpunimit me interes reciprok, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe të arsimit e të kulturës”, thuhet në këtë njoftim.

Veseli e Ahmeti sipas kësaj komunikate u pajtuan se Kosova dhe Maqedonia - si dy faktorë të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon - tashmë kanë hyrë në rrugën e pandalshme të integrimit euro-atlantik, si perspektivë e vetme për të ardhmen e të dyja vendeve. /Telegrafi/