LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Ferizaj: Lufta kundër korrupsionit do të sjellë ekonomi të zhvilluar dhe vende pune për të rinjtë

Veseli në Ferizaj: Lufta kundër korrupsionit do të sjellë ekonomi të zhvilluar dhe vende pune për të rinjtë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Ferizaj nga qindra zyrtarë të kësaj partie për të diskutuar për përgatitjet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe planin e Veselit për zbatimin e Planit kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Kreu i PDK-së tha se vizioni i tij i cili po shpërndahet anekënd Kosovës, synon që në qeverisjen e re të udhëhequr prej tij të nisë çrrënjosja e korrupsionit në të gjitha institucionet e vendit, për t’i hapur perspektivë zhvillimit ekonomik dhe shanse të barabarta për të gjithë të rinjtë, në mënyrë që ata ta gjejnë perspektivën e tyre brenda Kosovës.


“Jam falënderues për të gjithë ata qindra, mijëra vajza e djem që po i takoj anekënd Kosovës, të cilët më tregojnë se janë duke e marrë mesazhin, janë duke e përçuar mesazhin edhe më tutje. Vizionin tonë të Kosovës euro-atlantike, vizionin tonë të Kosovës që duhet të ketë perspektivë, duhet me pasë zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Nuk duhet me pasë korrupsion, nuk duhet me pasë nepotizëm, nuk duhet me pasë ndarje mes vete, nuk duhet me pasë përçarje, por duhet me pasë bashkim, duhet me pasë fitore si Kosovë. Ky është qëllimi jonë”, tha Veseli.

Veseli po ashtu theksoi se Qeveria e re e udhëhequr prej tij, do të punojë shumë më shumë dhe do të krijoj mundësi për rininë nëpërmjet ndërmarrësisë dhe prodhimeve vendore, për të hapur vende të reja pune për vajzat dhe djemtë e rinj, të cilët siç tha Veseli, duhet ta krijojnë familjen e re të tyre në Kosovë, e jo të mendojnë të ikin nga Kosova.

“Duhet edhe shumë më shumë me punu në mënyrë që tu krijojmë perspektivë vajzave dhe djemve tanë të rinj që mos ta lëshojnë Kosovën. Me pasë shpresë, me pasë besim, me pasë mundësi me pasë shanse me jetu në Kosovë, me kriju familjet e tyre në Kosovë, me qenë me prindërit e tyre. Për faktin se ky është shtet që e kemi arritur të gjithë bashkërisht. Duhet shumë me punu me fonksionu ligji. Duhet shumë me punu me pasë ndërmarrësi edhe më të fuqishme e më të zhvilluar, për faktin se kur kemi ndërmarrësi të fuqishme kemi prodhim më shumë. E kur kemi prodhim më shumë, kemi edhe njerëz të punësuar më shumë e më pak njerëz që tentojnë me na ikë. Ky është orientimi ynë, kjo është politika jonë, politika e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori