Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegrfried Bracke dhe kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Dirk Van der Maelen.
Edhe në këto takime temë bosht e bisedës ishte agjenda evropiane e Kosovës, përkatësisht nevoja për marrjen e vendimit brenda këtij viti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Veseli konfirmoi edhe njëherë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe se qytetarët e saj meritojnë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sikurse qytetarët e tjerë evropianë.
Po ashtu, Veseli theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Belgjikës në të gjitha sferat, me theks të veçantë në atë të ekonomisë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit belg, Siegrfried Bracke dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i kësaj Dhome, Dirk Van der Maelen, konfirmuan vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tyre për Kosovën edhe në të ardhmen, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në zhvillimet e brendshme.
Veseli tha pas takimeve se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që në mesin e Bashkimit Evropian Kosova ka miq të mëdhenj.
Ai tha se vizitat e tij nëpër këto vende kanë të bëjnë me përçimin e zërit të Kosovës te lidershipet e tyre dhe konfirmimin e vizionit të saj të palëkundur euro-atlantik, me kërkesën për hapa më të shpejtë në këtë rrugëtim, veçanërisht për procesin në pritje, liberalizimin e vizave.
Lidhur me liberalizimin e vizave, kreu i Kuvendit tha se vet përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, insistonte se do tu qëndrohet në krah qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, vendet që ne kemi vizituar, në shumicën e rasteve kanë vlerësim shumë pozitiv. Janë pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, të cilat janë problematike në arritjen e konsensusit brenda Këshillit të Ministrave. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë shprehur qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Në të gjitha takimet kam kërkuar që kjo çështje të hidhet në votim, ngase i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të zvarritet”, tha kryeparlamentari Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania