LAJMI I FUNDIT:

Veseli dikur e quante Pacollin politikan i dështuar, ndërkaq sot bëri marrëveshje me të (Video)

Veseli dikur e quante Pacollin politikan i dështuar, ndërkaq sot bëri marrëveshje me të (Video)

Më 16 maj të këtij viti, Behgjet Pacolli kishte dridhur skenën politike kur vendosi të hynte në koalicion me LDK-në. Nga villa e tij në Hajvali, ai theksoi se ka për qëllim ta ndryshojë Kosovën.

“Gjithmonë kemi kërkuar një platformë nga ku mund ta ndryshojmë Kosovën”, kishte deklaruar Pacolli pas nënshkrimit të koalicionit me LDK-në.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, u përfol që AKR mund t’i bashkohet PAN-it, por një gjë të tillë gjatë tërë kohës e kishte mohuar vetë Pacolli.


Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Agim Bahtiri duke thënë se AKR nuk do t’i bashkohet PAN-it, duke thënë se e keqja më e madhe e vendit është PDK.

E në njërin prej emisioneve kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e kishte quajtur Behgjet Pacollin, politikan të dështuar.

“Baci Behgjet është biznesmen i suksesshëm por një politikan i dështuar”, kishte thënë Veseli.

Mirëpo pavarësisht kësaj mbrëmjen e së hënës, Pacolli dhe Veseli nënshkruan marrëveshje. /KlanKosova/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori