LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Boll vajtuam, është koha që të drejtojmë gishtin kah Serbia e të kërkojmë drejtësi

Veseli: Boll vajtuam, është koha që të drejtojmë gishtin kah Serbia e të kërkojmë drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën për masakrën në burgun e Dubravës, ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë shtet vajtues, por të kërkoj drejtësi.

Sipas tij familjarët e viktimave me të drejtë mund të jenë të hidhëruar se përse nuk po zbardhet fati i masakrave dhe krimeve në përgjithësi.

“Në çdo hap është një radhe gjatë e aktiviteteve që lidhen me ngjarjet që kanë ndodh në periudha të ndryshme. Gjithë këto ngjarje, gjithë këta veprimtar meritojnë respektin. Por dy janë pastaj problemet, familjaret e viktimave në disa raste mund të jenë të hidhëruar se nuk mund të jemi në secilën ngjarje që ka ndodhur. Minimalisht mendoj se janë 186 maskara sipas statistikave, për 400 masakra të cilësuara vetëm në Kosovë, mos të flasim pastaj për rënien e komandantëve të Kosovës”, ka thënë Veseli.


Ai po ashtu ka thënë Kosova duhet ta drejtoj gishtin kah Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Deri më 2015 fotografitë e vëna nga familjarët para Kuvendin kanë qëndruar kot dhe Kuvendi as që është marrë me to. Tani është koha ta drejtojmë gishtin kah Serbia dhe të kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori