LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm

Veseli: Bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në punimet e asambleve parlamentare në Sesionin e Tretë Plenar të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po i zhvillon punimet në Sofje të Bullgarisë.

Tema e debatit të këtij sesioni është “20 Vjet SEECP: Regjioni-realitetet e reja dhe shkëmbimi i perspektivave”.

Kryekuvendari Veseli në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional, sfidat aktuale në rajon dhe më gjerë.


Ai më këtë rast vuri në dukje se bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm, ngase vendet e kësaj pjese të Evropës kanë synime dhe sfida të njëjta, zhvillimin ekonomik dhe integrimi euro-atlantik.

“Republika e Kosovës është anëtari më i ri organizatës që mbledh kuvendet e shteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës jug-lindore dhe do të kontribuojë në realizimin e objektivave në njërën anë, ndërsa në anën tjetër do kontribuojë për stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunimit me interesa reciproke”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori