LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Gjakovë, Komuna thotë se e ka situatën nën kontroll

Vërshimet në Gjakovë, Komuna thotë se e ka situatën nën kontroll

Përkundër të reshurave të pandërprera të shiut gjatë ditës së sotme, situata në komunën e Gjakovës, si një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet, është paraqitur më e qetë dhe nën kontroll.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjakovës, Vehat Hoxhaj, deklaroi se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme, përpos rasteve në zonat urbane të përmbytjeve të bodrumeve, në rajonin e Gjakovës saktësisht në dalje të qytetit, për momentin niveli i ujërave (të lumit) është në nivel”, tha ai, për RTK .


Mirëpo, Shpresa Hana, banore e një lagjeje që është prekur nga përmbytjet fajëson persona të papërgjegjshëm për ndërtimin e shtëpive në afërsi të lumit, ndërsa tha se vet ka pësuar dëme deri në 40 mijë euro.

Për të parë gjendjen e familjeve të dëmtuara, sot Gjakovën e ka vizituar edhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. Ai tha se do të bëjnë gjithçka kanë në kompetencë për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

“Ne si qeveri dhe Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi të shqetësuar për gjendjen. Në këto rrethana kur kushtet atmosferike janë duke bërë të veten dhe vërshimet e kanë kapluar këtë pjesë, ne do të përpiqemi që me të gjitha masat që kemi në dispozicion për të ofruar ndihmë në koordinim me qeverisjen lokale të Komunës së Gjakovës”, tha Reçica.

Si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Gjakovë është dëmtuar një pjesë e rrugës së sapondërtuar “Bujar Roka”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori