Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti, tashmë e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen dy parti, serbe dhe shqiptare, si dhe të tjerat janë duke e shqyrtuar këtë pjesëmarrje, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende nuk ka ndonjë aplikim zyrtar nga partitë politike.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se afati për aplikim për garën për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, tashmë ka nisur.
“Mund t’ju konfirmoj se afati për aplikim të subjekteve politike, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në këto katër komuna, ka filluar të rrjedhë më 9 prill dhe do të përmbyllet me datë 18 prill. Po ashtu, ju konfirmoj që, deri në këto momente që po flasim, nuk ka pasur ndonjë aplikim”, ka bërë të ditur Elezi.
Në anën tjetër, subjekti politik, Lista Serbe, e cila në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte fituar në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë, tashmë ka paralajmëruar pjesëmarrjen në garën për të zgjedhur kryetarët e 4 komunave të veriut të Kosovës, pavarësisht se ish-kryetarët e këtyre komunave që i përkisnin këtij subjekti politik, patën dhënë dorëheqje.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që, siç ka thënë ai, shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe.
“Kemi sjellë vendimin që të dalim në zgjedhje, që të mos ndodhë situata që ndonjë shqiptar ta marrë udhëheqjen e komunës me banorë shumicë serbe. Jo vetëm në Mitrovicë, sepse kjo mund të ndodhë në të katër komunat në veri. Dëshirojmë t’ua tregojmë Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare unitetin tonë”, ka thënë Rakiq.
Ndërkaq, subjektet tjera politike të serbëve të Kosovës, ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të katër komunave veriore, më 19 maj.
Ksenija Bozhoviq, nga nisma qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, subjekt ky politik të cilin e ka udhëhequr më parë politikani serb, Oliver Ivanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se ky subjekt politik, javën e ardhshme do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në këto zgjedhje, por kjo pjesëmarrje mbetet ende e pasigurt për shkak të situatës komplekse në veri të vendit.
“Do ta shqyrtojmë tërësisht situatën, marrë parasysh se asgjë nuk ka ndërruar nga procesi i kaluar, për sa u përket kushteve të procesit zgjedhor. Ne kemi pasur një viktimë në zgjedhjet e kaluara dhe e dini se si kemi kaluar, se çfarë spote parazgjedhore ka pasur. Ajo nuk ka qenë fare luftë politike dhe nuk ka pasur fare zgjedhje demokratike dhe të drejta. Kështu që, do të ulemi dhe t’i shqyrtojmë të gjitha dhe të shohim ndërkohë se çfarë do të ndodhë, si dhe më pas të sjellim një vendim”, ka thënë Bozhoviq.
Në anën tjetër, edhe partitë shqiptare kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë ose po e shqyrtojnë pjesëmarrjen për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, u ka thënë të mërkurën anëtarëve të kësaj partie në Mitrovicë, se do të jenë pjesë e garës në të katër komunat.
“Partia Demokratike e Kosovës merr pjesë në katër komunat e pjesës veriore, në Mitrovicën Veriore, me kandidatë për kryetar, po ashtu edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe në Leposaviq. Ju ftoj që të bëni fushatë të denjë, dinjitoze dhe të ofroheni te qytetarët, sepse ne e dimë që ata kanë shumë vështirësi”, ka thënë Veseli.
Ndërkaq, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se një vendim zyrtar i këtij subjekti politik, për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore, pritet në ditët e ardhshme.
“Kryesia e LDK-së do të mblidhet së shpejti, për ta shqyrtuar këtë çështje dhe për të marrë vendimin se si do të shkojë tutje lidhur me këtë çështje”, ka theksuar Mustafa.
Subjektet tjera politike, shqiptare dhe serbe, ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë apo do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 19 majit.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës, vijnë pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm të këtyre komunave, të gjithë përfaqësues të Listës Serbe, më 26 nëntor të vitit 2018, si shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
Një ditë më vonë, kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i dorëhequr i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, pati thënë se “administrata e vetëqeverisjes lokale e sistemit të Prishtinës, më nuk ekziston në veri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Mickoski nuk ka arritur të sigurojë një sistem energjetik stabil
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan e tij në Pejë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian