LAJMI I FUNDIT:

Vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës, kryetari i Preshevës ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës, kryetari i Preshevës ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se ka marrë ftesë për tu paraqitur në gjykatën e Serbisë, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.

Arifi në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia bënë ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.  Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajmë gjithmonë”, ka shkruar Arifi.


"Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë"- Mustafi e Arifi valëvisin flamurin kuq e zi, pavarësisht ndalimit me ligj nga Serbia
Lexo po ashtu "Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë"- Mustafi e Arifi valëvisin flamurin kuq e zi, pavarësisht ndalimit me ligj nga Serbia

Vendosja e flamurit kombëtar ishte bërë nga Arifi për nderë të 28 nëntorit.

Ai ishte shprehur se prej gjashtë vitesh e ngre flamurin shqiptar në objektin e komunës edhe pse kjo gjë është ndaluar.

“Prej 6 vitesh, unë e vendos flamurin shqiptar më 28 nëntor në onjektin tonë të administratës. Në këtë kontekst janë të mësuara dhe autoritetet serbe, por gjithsesi është një sfidë për Serbinë sesi na trajton. Çdo vit, autoritetet serbe, nëpërmjet shërbimeve të tyre policore dhe sekrete, kanë vëzhguar nga distanca administratën edhe pse për ne është normale”, kishte deklaruar Arifi muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori