Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë vendim për pezullimin e lejes së sigurisë për avokatët që ndihmuan ish-prokurorin Jack Smith ta hetonte atë.
Sipas avokatëve të licencuar nga Gjykata Speciale, ky urdhër i Trump-it mund të ketë ndikim në punën e Dhomave të Specializuara në Hagë ku po hetohen ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë fushatës për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte premtuar se me të fituar zgjedhjet, do ta shkarkojë prokurorin special, Jack Smith.
Lidhur me këtë, Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit pezulloi lejet e sigurisë së avokatëve për stafin e firmës që ndihmuan prokurorin Smith në hetimet ndaj Trump.
Këtë gjë, avokatët e licencuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, e ndërlidhin me punën e këtij institucioni.
“Është shumë pozitive që presidenti Trump është duke u marrë me këtë çështje, për shkak se lidhet çështja edhe e hetimeve të presidentit amerikan, edhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe unë shpresoj që ka për t’u vazhduar edhe me vartësit e Smithit në Prokurorinë Speciale, me prokurorët që ai ka emëruar dhe të cilët janë duke vazhduar rrugën e tij, që pa prova bindëse, pa dëshmi të bazuara mirë është duke i akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha për RTK Skënder Musa, avokat i licencuar.
“Duhet të kihet parasysh se vet mënyra e njoftimit për deponimin e aktakuzës në momente kur ish-presidenti Thaçi ishte në rrugëtim e sipër për në Shtetet e bashkuara të Amerikës, e të gjitha këto, natyrisht që lënë hapësirë për aludime, andaj vlerësoj që një proces i tillë hetimor në SHBA do të mund të hedhet dritë edhe në bazën e aludimeve eventuale që janë ngrit në raport me Gjykatën Speciale”, tha Ardian Bajraktari, avokat i licencuar.
Për punën e Dhomave të Specializuara, ku po hetohen ish-krerët e UÇK-flet dhe vendimin e Trumpit ka folur edhe Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Nuk e shoh ndonjë ndërlidhje të drejtpërdrejt ose ndikim të drejtpërdrejt në mes të veprimeve që ka marrë presidenti Trump në raportin me Jack Smithin dhe me proceset gjyqësore që zhvillohen”, tha ai
Jack Smith ishte edhe kryeprokuror i Speciales, kur në qershor të vitit 2020 u ngrit aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Smith dha dorëheqje nga kjo pozitë në nëntor të 2022-ës. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe