Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë do ta shpall vendimin kundër ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, muajin e ardhshëm, pas procesit gjyqësor që po zgjatë më tepër se pesë vjet.
Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) ka njoftuar sot se vendimi për të akuzuarin Mlladiq do të shpallet më 22 nëntor.
Ratko Mlladiq, 74 vjeçar, është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës për aksionet e tij gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, në periudhën 1992-95, kur ai ishte komandant i forcave serbe në Bosnjë.
Ai është i akuzuar se e ka mbikëqyrë masakrën e më se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në qytetin Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Vitin e kaluar, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që ishte koleg politik i të akuzuarit Mlladiq, është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata e Hagës.
Prokurorët kanë kërkuar nga gjyqtarët që ta shpallin fajtor Mlladiqin dhe ta dënojnë me burg të përjetshëm.
Ekipi i mbrojtjes i Mlladiqit ka kërkuar lirim nga të gjitha akuzat, duke thënë se fajësia e Mlladiqit kurrë nuk është dëshmuar dhe se prokurorët dëshirojnë ta bëjnë Mlladiqin “qengj simbolik të sakrificës për fajësinë e perceptuar” të serbëve gjatë luftës, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë vetë.
Gjykata e Hagës do ta përfundoj misionin e vet më 31 dhjetor të këtij viti, pas më tepër se 20 viteve të veprimit.
Deri tash, 83 të dyshuar janë dënuar për aksionet e tyre gjatë luftës. Shumë prej tyre kanë parashtruar ankesa ndaj dënimeve.
“Rasti Mlladiq së bashku me rastin Karaxhiq, janë dy prej rasteve më të rëndësishme, nëse jo më të rëndësishmet, në historinë e tribunalit, derisa ne e konsiderojmë Mlladiqin të jetë arkitekt i politikës së pastrimit etnik në një numër të komunave në Bosnjë”, u ka thënë mediave, prokurori Serge Brammertz. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe
"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk