LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, e cila mbështeti mundësinë e ndalimit të platformës TikTok nëse ajo nuk shitet nga pronari aktual deri të dielën e ardhshme.

Ky vendim ka shkaktuar një pasiguri të madhe për përdoruesit dhe bizneset që mbështeten në aplikacionin e famshëm, ndërsa 78-vjeçari, i cili ka qenë një kritik i ashpër i TikTok, theksoi se përfundimisht ai do të ketë fjalën finale për të ardhmen e aplikacionit.

Biden nuk do të zbatojë ligjin për ndalimin e TikTok-ut, fati i aplikacionit mbetet në duart e Trumpit
Lexo po ashtu Biden nuk do të zbatojë ligjin për ndalimin e TikTok-ut, fati i aplikacionit mbetet në duart e Trumpit

Në një deklaratë, Trump shprehu se “do të shihni se çfarë do të bëj”, duke lënë të kuptohet se ai ka plane të tjera për të zgjidhur këtë çështje, e cila është kthyer në një ngërç ligjor dhe politik.


Gjykata e Lartë, e cila ka dhënë dritën e gjelbër për një ndalim të mundshëm të TikTokut, argumentoi se shqetësimet për sigurinë kombëtare të SHBA-së, të lidhura me përdorimin e platformës nga shtetas të Kinës, janë më të rëndësishme se çdo shqetësim për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok
Lexo po ashtu Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Sipas gjykatës, mundësia e abuzimit të të dhënave personale të përdoruesve dhe ndikimi që mund të ketë TikTok në politikat e brendshme amerikane i kalon shqetësimet për lirinë e shprehjes të individëve dhe për atë që mund të ndodhë me ata 170 milionë përdorues që kanë llogari në këtë platformë në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, vendimi vjen në një moment kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë të larta, dhe TikTok është bërë një objekt i debatit të ashpër për sa i përket sigurisë dhe privatësisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Teknologji
Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Teknologji
Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Teknologji
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Teknologji
Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi

Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi

Teknologji
Kalo në kategori