Me vendimet që morën në fund të janarit, Seychelles u bë shteti i parë ishull që lejoi turistët të hynin në vendin e tyre vetëm nëse dëshmojnë se janë vaksinuar kundër coronavirusit.

Përveç vendimit për të lejuar turistët që kanë marrë vaksinën e COVID-19, autoritetet e këtij vendi po konsiderojnë gjithashtu lejimin e hyrjes së të gjithë turistëve të interesuar që kanë teste negative për coronavirus, qoftë të vaksinuar apo të pavaksinuar, në mes të marsit, raporton cnn.


Vendimi i autoriteteve të këtij vendi bazohet në supozimin se Seychelles do të vaksinojnë pothuajse 75 për qind të popullsisë deri në mes të muajit mars, gjë që, sipas treguesve të tyre, do të jetë e mjaftueshme për të arritur të ashtuquajturin "imuniteti i tufës".

Deri më tani, përveç prokurimit nga burimet e veta, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India i kanë dhuruar 50 mijë vaksina Sinofarm shtetit të Seychellesit.

Ndryshe, shteti-ishull filloi një program vaksinimi këtë muaj dhe ndër të parët që morën vaksinat janë punonjësit shëndetësorë, gazetarët dhe udhëheqësit politikë, përfshirë presidentin. /Telegrafi/

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210126161832 how travelers are helping to protect the outer islands of the seychelles bluesafari cosmoledo scenic 10

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210126162731 how travelers are helping to protect the outer islands of the seychelles bluesafari alphonse diving 118 fionaayerst

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210126162806 how travelers are helping to protect the outer islands of the seychelles bluesafari alphonse snorkelling 45b fionaayerst

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210129115145 how travelers are helping to protect the outer islands of the seychelles bluesafari alphonse birds 03 anthonygrote

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210129115646 how travelers are helping to protect the outer islands of the seychelles bluesafari alphonse staff in action 01 melissa vdwalt