LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit e akuzuar për vrasjen e djalit të dajës kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Apelit

Vëllezërit e akuzuar për vrasjen e djalit të dajës kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Apelit

Të dënuar nga shkalla e pare, pas ricilësimit të veprës penale, me 18 vite burgim pasi ishin shpallur fajtor se kishin privuar nga jeta djalin e tyre të dajës, F.K, Bali dhe Baki Reçica, po kërkojnë pafajësinë e tyre në Gjykatën e Apelit.

Të njëjtit, përmes ankesave që kanë ushtruar mbrojtësit e tyre avokatët Skender Musa dhe Fanol Krasniqi , i kanë kërkuar gjykatës së shkallës së dytë që të ndryshon aktgjykimin e themelores dhe t’i liroj nga akuza apo që sipas avokatit Musa rastin ta kthej në rigjykim në shkallën e parë.

Të akuzuarit Reçica ngarkoheshin nga prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa Bali Reçica ngarkohej edhe për armëmbajtje pa leje, për shkak të thikës që e kishte përdorur në këtë rast.


Mirëpo, në aktgjykimin  e shpallur më 22 mars 2022, për të akuzuarin Bali Reçica, gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale në atë të “Vrasjes” dhe të njëjtin e ka dënuar me 15 vite burgim efektiv. Ndërsa, i njëjti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, është liruar nga akuza.

Ndërsa, për të akuzuarin Baki Reçica, gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale në atë të “Pjesëmarrjes në rrahje” me c’rast e ka dënuar me 3 vite burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë vendim ankesë në Apel ka ushtruar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës, shkeljes të ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që të akuzuarit të shpallen fajtor për veprat që janë akuzuar ose cështja të anulohet dhe të kthehet në rigjykim.

Gjithashtu ankesë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal kanë ushtruar edhe përfaqësuesit e palës së dëmtuar, avokati Tahir Rrecaj për Shpresa, Shuajb dhe Alaudin Krasniqin dhe avokati Ramadan Sylejmani për Rrahman Krasniqin, Tahir Rrecaj duke i propozuar Apelit që ndaj të akuzuarve të shqiptohet dënim më i rëndë.

Lidhur me këto ankesa, Prokuroria e Apelit me parashtresën e 26 majit 2022 ka propozuar që të aprovohen ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të përfaqësuesve të dëmtuarve ndërsa të refuzohen ankesat e mbrojtësve të akuzuarve.

Sipas ankesës së prokurorisë, e cila u referua nga ana e gjyqtarit, Kreshnik Radoniqi, nga shkalla e parë padrejtësisht nuk i është fal besimi dëshmisë së dëshmitarit sa i përket të akuzuarit të dytë ku ka konstatuar se i njëjti ka pasur kaçavidën dhe ka goditur të dëmtuarin.

Gjithashtu prokuroria ka theksuar faktin se që të dytë akuzuarit kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë pasi që sipas saj në këtë rast kemi të bëjmë me djalin e hallës e që do të thotë se i njëjti është anëtar i familjes.

Derisa e njëjta ka konsideruar thikën si armë të cilën e ka mbajtur pa leje i akuzuari.

Avokati Rrecaj gjatë seancës së sotme tha se si palë të dëmtuara janë pajtuar që nuk ka ekzistuar marrëdhënia familjare për tu kualifikuar vepra penale si vrasje e rëndë, por sipas tij, megjithatë ka ekzistuar motivi.

Derisa ka shtuar se gjykata e shkallës së parë me matjen e lartësisë së dënimit nuk ka vlerësuar drejtë rrethanat rënduese dhe se sipas tij me një dënim të tillë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit.

“Në veçanti shkallën e lartë të dashjes dhe paramendimit dhe poashtu ka ekzistuar edhe një marrëveshje që veprën penale të jetë kryer në bashkëkryerje, moshën e viktimës sepse i ndjeri ka qenë në moshë relativisht të re, rrethanat dhe marrëdhënia familjare në mes të akuzuarve dhe tani të ndjerit dhe poashtu gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar sjelljen e të akuzuarve pas kryerjes së veprës penale”, tha avokati Rrecaj.

Ai i ka propozuar Apelit që të aprovohet në tërësi si e bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa avokati Musa e ka atakuar aktgjykimin e shkallës së parë, për shkak të shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin

“Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye pse nuk ka marrë parasysh versionin dhe institutin e mbrojtjes së nevojshme kur vet ka konstatuar se fillimisht është sulmuar Balia nga i ndjeri me shufër metalike dhe në ato momente pas goditjes ka reaguar i mbrojturi im”, tha avokati Musa.

Ai ka thënë se si mbrojtje konsideron që në këtë rast nuk ka pasur vepër penale të vrasjes fare, por se sipas tij ka pasur rrahje që për fat të keq ka përfunduar me vdekje.

“Nuk ka ekzistuar asnjëherë elementi i dashjes, për thikën thuhet se gjithmonë e ka pasur me vete sepse ka qenë thikë e punës, ka qenë duke shkuar në punë, ka dashur të bisedoj me djalin e dajës së vet, mbeturinat që ka qenë vëllai i tij dhe punëtori i kanë hedh në pronën e tyre, ku është motivi dhe ku është dashja në këtë rast, nuk ka pasur asnjë lloj dashje dhe asnjë motiv për të kryer veprën penale, përkundrazi ka shprehur keqardhje që ka ardhur deri tek ky rast”, tha avokati Musa.

Ai gjithashtu shtoi se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye se pse nuk e ka pranuar institutin e tronditjes së fortë mendore pasi që sipas tij, të gjitha predispozitat për të ekzistuar tronditja e fortë mendore ka ekzistuar sepse goditja me shufër metalike dhe me boks të cilën e ka pranuar i mbrojturi i tij ka qenë e fuqishme.

Andaj i njëjti gjykatës së Apelit i ka propozuar që ta bëj analizimin e shkresave të lëndës, ta ricilësoj në mënyrë të drejtë veprën penale pasi që sipas tij plotësohen të gjitha elementet e veprës penale pjesëmarrje në rrahje ku si pasojë ka vdekjen e të ndjerit si dhe institutin e mbrojtjes së nevojshme dhe të tronditjes së fortë mendore.

Kurse avokati Krasniqi ka mbetur pranë ankesës së ushtruar kundër aktgjykimit të shkallës së parë  për të gjitha bazat ankimore, me propozim që Apeli ta ndryshoj vendimin e shkallës së parë dhe të mbrojturin e tij ta liroj nga akuza.

Ai ka thënë se aktgjykimi i shkallës së parë është bazuar vetëm në deklaratën e një të mituri e që kjo deklaratë sipas tij është në kundërshtim me Ligjin për të Mitur.

“Gjithashtu ajo deklaratë nuk është e nënshkruar nga përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, një ashtu kësaj deklarate i mungon përfaqësuesi ligjor, i mungon mbrojtësi i viktimave, dhe në mungesë të tyre konsideroj se kjo provë duhet të shpallet e papranueshme. Asnjë provë tjetër nuk e thotë atë çka thotë aktgjykimi dhe mbi këtë bazë propozoj që ndaj të mbrojturit tim Baki Recica të shpallet aktgjykim lirues”, tha avokati Krasniqi.

Prokuroria e Apelit me parashtresën e  26 majit 2022 Gjykatës së Apelit i ka propozuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ato të përfaqësuesve të dëmtuarve të aprovohet, ndërsa ankesat e mbrojtësve të akuzuarve të refuzohen.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 29 janar 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të akuzuarit Bali dhe Baki Reçica më 7 shtator 2019, në rrugën “Lidhja Prizrenit”, në Lipjan, para shtëpisë së tani të ndjerit F.K dhe shtëpisë së të akuzuarve Reçica, kishin privuar nga jeta tani të ndjerin F.K, të cilin e kanë pasur djalë të dajës.

Në aktakuzë thuhet se pasi kushëriri i tyre, dëshmitari Muhamet Reçica, derisa ishte duke punuar për të akuzuarit, kishte shkuar për të hedhur karrocën me mbeturina betoni afër shtëpisë së tani të ndjerit F.K, përkatësisht në pronën kontestuese, për të cilën për l0 vjet kishin mosmarrëveshje në mes të dy palëve, tani i ndjeri nuk e kishte lejuar që ta hedh bërllokun me arsyetimin se i pengonte para shtëpisë.

Sipas aktakuzës, pastaj dëshmitari Muhamet ishte kthyer dhe e kishte informuar të akuzuarin Baki, i cili e kishte marrë karrocën me mbeturina dhe sipas marrëveshjes në mes tyre dy të akuzuarit kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të hedhur bërllokun, ndërsa pas tyre ishte nisur dëshmitari Muhamet Reçica dhe me të mbërritur, tani i ndjeri iu kishte thënë “kthehuni mbrapa se nuk keni me zbraz kolicë me mbeturina këtu”, ndërsa i akuzuari Baki me vendosmëri i kishte thënë “pse nuk bën, unë bash këtu kam me e zbraz”, dhe e ka lëshuar karrocën nga dora.

Siç thuhet në aktakuzë, tani i ndjeri F.K, kishte reaguar për t’i penguar, e pastaj të akuzuarit Reçica me dashje që ta privojnë nga jeta e kanë goditur fillimisht me kaçavidë dy herë në gjoks, ku tani i ndjeri F.K, në vetëmbrojte ka marrë një shufër metalike nga toka dhe me të e ka goditur të akuzuarin Bali, ndërsa i akuzuari Bali e ka goditur atë me thikë tek zemra, ndërkohë i akuzuari Baki e ka goditur me shufër pas kokës, ku pas lëndimeve të ndjerin e kishin dërguar në QKUK në Prishtinë, ku të njëjtën ditë ka ndërruar jetë.

Për këto veprime, prokuroria i ngarkonte të akuzuarit Reçica se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, pika 1.3 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal, ndërsa të akuzuarin Bali Reçica e ngarkonte edhe për armëmbajtje pa leje, për shkak të thikës që i akuzuari e kishte përdorur në këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori