Vëllai i Vasfije Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, ka thënë se familja e ngushtë gjithmonë ka mbështetur Vasfijen pas përdhunimit që i ka ndodhur asaj gjatë luftës në Kosovë.
Nafiu, në emisionin ‘PasDite me Donika Hysenin’ në RTV Dukagjini, ka thënë se pas rastit të rëndë që i kishte ndodhur të motrës gjatë luftës ai thotë se e kanë ditur se në shoqërinë tonë “faturën” do ta paguante Vasfija.
Ai thotë se për shkak të raporteve që familja e tij kishte me pushtetin serb në atë kohë, dyshon se rasti i vasfijes ka qenë i qëllimshëm për ta goditur familjen e tyre.
“Ajo që i ka ndodhur Buqes (Vasfijes) na ka tronditur neve dhe ne si familje kemi përjetuar tmerrin e luftës. Asnjëherë nuk kemi diskutuar për Buqen në aspektin negativ, por gjithmonë kemi menduar në aspektin pozitiv për të. Gjithmonë kemi menduar si ta mbështesim atë”.
Nafiu thotë se edhe familja e nënës edhe e babës na kanë mbështetur që ne të fillojmë në kërkimin e drejtësisë.
“Ne gjithmonë e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me opinionin [për rastin e Vasfijes]. Është fat që Vasfija e ka një bashkëshort të jashtëzakonshëm. Gjithë këto aktivitete nuk do të mund të bëheshin pa mbështetjen e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Vëllai i Vasfije Krasniqit, tashmë është pjesë e një shoqate e cila do të kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
Ai thotë se këto viktima deri tani nuk kanë pasur as mbështetje juridike.
Nafiu thotë se shoqata “Drejtësi për të gjithë” do të ofrojë mbështetje logjistike dhe juridike për viktimat e dhunës seksuale madje po llogarisin edhe për ngritjen e një padie për gjenocid.
“Do të bëjmë dokumentimin e krimeve… Pa dënimin e krimeve nuk mund të ketë qetësi”, tha ndër të tjera Nafi Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze