Silicon Valley është një industri nxjerrëse, shkruan Ben Tarnoff në Guardian. Modeli i saj i biznesit, nuk është përqendruar në nxjerrjen e naftës apo qymyrit, por në atë të të dhënave. Për hir të saktësisë: të dhënave tona personale. Sa herë që bëjmë një kërkim në Google dhe sa herë që bëjmë një të tillë në Facebook, lëmë prapa gjurmë digjitale të cilat përdoren për të “targetuar” reklamat më të mira që shohim kur lundrojmë rrjet.
Duke pasë parasysh rezultatet, nuk ka dyshim se ky është një model i suksesshëm biznesi: më 2016, Facebook dhe Google grumbulluan 71 për qind të investimeve digjitale në SHBA (51.7 miliardë dollarë nga 72.5 gjithsej), duke lënë vetëm thërrime për të gjithë operatorët e tjerë në këtë sektor. Pavarësisht fitimeve të mëdha, dy gjigantët duhet të përballen me një problem: ashtu si nafta apo qymyri, të dhënat nuk janë të pafundme dhe gjetja e të dhënave të reja po bëhet gjithnjë e më komplekse! Zgjidhja e problemit është të zgjerohen në tregje të reja me çdo kusht. Është si programi afatgjatë i Facebook-ut, me disa nga vështirësitë e tij, me projektin e tij Free Basics i cili premton të sjell një version thelbësor dhe të lirë të internetit në vendet më pak të zhvilluara, për të fituar të dhëna nga një numër i madh përdoruesish të rinj.
Zgjidhja e dytë është të futesh më thellë në mbledhjen e të dhënave: pasi zbulon se sa fitimprurës është ky biznes, pse të mos spiunosh aktivitetet tona në internet? Sado që ne shpenzojmë shumë para kompjuterëve, smartfonëve dhe tabletave, sërish pjesa më e madhe e ditës sonë është jashtë linje. Por, edhe “offline” mund të mblidhen të dhëna për shfrytëzim komercial.
Gjiganti që tregon më së shumti mbi këtë formë kontrolli është Amazon. Asistentë virtualë, duke përfshirë Alexa-n, në fakt janë në gjendje të nxjerrin informata të dobishme duke dëgjuar bisedat tona në shtëpi. Por, shembulli më tipik vjen nga Echo Look, versioni i serverit virtual të Amazon-it për entuziastët e modës, i cili na jep këshilla për veshjen pasi na ka fotografuar dhe xhiruar mu në dhomën tonë, duke zbuluar kështu shijet tona për këtë çështje.
Brenda pak vitesh, kjo formë e mbikëqyrjes komerciale do të zhvendoset mes rafteve të supermarketit (vlen të përmendet se Amazon ka blerë kohët e fundit zinxhirin e “Whole Food” për 13.7 miliardë dollarë), ku disa sensorë do të vëzhgojnë se si lëvizim në korridore, para cilave prodhime ndalemi më gjatë, atë që ne shikojmë e pastaj e refuzojmë etj. Të gjitha informacionet janë jashtëzakonisht të dobishme. Nuk është një ekzagjerim: supermarketi plotësisht i automatizuar që Amazon sapo ka hapur në Seattle, tashmë i kryen të gjitha këto aktivitete.
Kjo nuk është e gjitha: një patentë paraqitur nga Amazon-i tregon potencialin e dronëve të saj për furnizimet në shtëpi. Në saje të një aparati fotografik, do të jetë në gjendje të shohë nëse shtëpia jonë ka nevojë për një riparim në çati, apo nëse kopshti ka nevojë të punohet. Dhe, pastaj na dërgon disa reklama respektive.
Përfytyroni pak sikur disa dekada më parë, do t’ju thoshin se të tjerë do të hapnin të gjithë letrat në postën tuaj, se në restorant do të regjistrohen çdo fjalë që thoni, apo që një punonjës supermarketi ku bënit Pazar do t’ju ndiqte hap pas hapi, kudo që të shkonit. Çfarë do të kishit menduar?
Në botën online, e gjithë kjo është pranuar në mënyrë pasive prej nesh. Ndoshta kur kjo formë vëzhgimi të hyjë në shtëpitë tona, do të fillojmë t’i kushtojmë më shumë vëmendje. /Përgatiti: bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi