Në një intervistë për Panorama Plus, vëllai i tij Franko, edhe pse nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, ka thënë se nuk është turp të jesh zhogolo.

“Të jesh zhigolo konsiderohet punë, përderisa ofron seksin për para. E në qoftë se është një punë që sjell përfitim dhe mbijetesë, atëherë kush nuk do donte ta bënte një gjë të tillë, kur puna dhe seksi janë dy domosdoshmëritë kryesore që kanë lindur me njeriun?!”.


“Të gjithë kanë bërë diçka në jetë në forma nga më të ndryshmet, ashtu siç ua ka diktuar jeta. Por fati i ndan disa gjëra, disa të jenë më të privilegjuar në jetë. Besoj që këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse profesioni ‘zhigolo’ nuk ka lindur sot, por është më i hershmi i njerëzimit. Çdo burrë është ‘zhigolo’ për gruan e tij”, ka thënë Franko duke shtuar se familja dhe gruaja e tij nuk janë të bindur që zhigoloja është pikërisht Marselino. /Telegrafi/