Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin e ish-drejtorëve të bashkisë.
Ai tha se Tirana është një histori suksesi. por ka nevojë për një riformatim dhe se personat që kanë probleme me drejtësinë duhet t’i zgjidhin personalisht.
Komentet, kryebashkiaku i bëri gjatë një bashkëbisedimi që pati me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa” me të cilët ndau edhe disa prej projekteve që po realizohen në kryeqytet.
“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.
Kjo është një organizatë, e cila ka bërë që Tirana të shpallet “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, “Kryeqyteti Europian i Sportit”, “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, dhe patjetër ka bërë edhe 40 shkolla të reja, – duke nisur me rikonstruksionin e shkollës tuaj, “Qemal Stafa”, dhe mbaron për pak ditë me ndërtimin e shkollës “Emin Duraku” – sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Parkun e Liqenit, Bulevardin e Ri, duke krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm për Tiranën me boom-in turistik.
Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, – nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.
Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.
Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.
Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.
Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.”
Gjithashtu, Veliaj dëgjoi edhe sugjerimet e nxënësve, idetë e tyre, si dhe i ftoi ata të jenë bashkëpunues me njëri-tjetrin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët