Humoristi i njohur nga Kosova, Vedat Bajrami krahas angazhimeve profesionale është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.

Aktori ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij dhe së fundmi një të tillë e ka publikuar përkrah artistit të madh, Sabri Fejzullahu.


"Me zemërn e Prishtinës", ka shkruar Vedati në mbishkrimin e imazhit, teksa të dy shihen me kostume elegante.

Screenshot 9 34 Foto: Vedat Bajrami/Instagram

Ndërsa, nuk kanë munguar as komentet e shumta nga ana e fansave të tyre.

Ndryshe, kujtojmë që muaj më parë Bajrami u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Vedati ndonëse e u bashkua shtëpisë së famshme disa javë pas fillimit, ai ishte në mesin e finalistëve duke u bërë fitues i 10 mijë eurove. /Telegrafi/