LAJMI I FUNDIT:

Vdiq një nga pionierët e artit optik

Vdiq një nga pionierët e artit optik

Ka vdekur artisti argjentinas Antonio Asis, i njohur për kompozicionet e tij iluzioniste dhe gjeometrike, transmeton Telegrafi.

I lindur më 1932 në Buenos Aires, studioi artin që në moshën 14-vjeçare. U shpërngul në Paris në vitin 1956 dhe pasi u shoqërua me artistët kinetikë – Yaacob Agam, Nicolas Schöffer dhe Jesús-Rafael Soto – nisi të eksperimentonte me ngjyra dhe me dritë. E bashkëthemeloi Pozicionin ë 1971, grupin e artistëve argjentinas në Paris.

Me forma ndërvepruese, ndërthurësee dhe të valëzuara, veprat e artit të Asisit pengojnë perceptimet e shikuesve për dimensionin dhe hapësirën.


Puna e tij përfshinte piktura, litografi, printime, vizatime dhe media të përziera.

Veprat e tij aktualisht mbahen në koleksionet e shumë muzeve të artit. /Telegrafi/