Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Hungari.

Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha.


Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre.

Lexoni të plotë postimin:

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë ! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq  se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi,  kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të Xhennetit, inshaAllah Për varrimin do t'i'u informojmë me kohë”. /Telegrafi/

foto4

foto5

foto5 1