Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Itali, ku raportohet se ka humbur jetën Driton Sadikaj nga fshati Dashinoc i Deçanit.

Lajmi për vdekjen e të riut ka prekur komunitetin në Deçan, ndërsa ngushëllimet për familjen Sadikaj kanë ardhur edhe nga ish-kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.


“Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen Sadikaj nga Dashinoci,” ka shkruar Selmanaj në një reagim të tij publik në Facebook.

Autoritetet përkatëse në Itali po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërkohë që familja dhe të afërmit e të ndjerit po përballen me dhimbjen e madhe të humbjes./Telegrafi/

Screenshot