Një person pasi ishte rrëzuar duke ecur është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjekët konstatuan se është pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:40 në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/