LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK një pacient, familja njoftohet pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

Vdes në QKUK një pacient, familja njoftohet pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sonte ka vdekur në QKUK një pacient i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit, viktima më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

“Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunal, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, përcjell Telegrafi.


Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës.

Sot në Kosovë, 122 raste të reja me COVID-19 dhe 81 të shëruar
Lexo po ashtu Sot në Kosovë, 122 raste të reja me COVID-19 dhe 81 të shëruar

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 122 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 2 mijë e 799 numri i personave të infektuar me virus në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori