Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare dizajneri legjendar i shumë veturave italiane, Marcello Gandini.

Gandini ishte i njohur për bashkëpunimin e tij me Lamborghinin ku ai ishte përgjegjës për dizajnimin e shumë veturave si Miura, Countach, dhe Diablo.


Gjithashtu, ai ishte projektuesi edhe i ikonave si Lancia Stratos, Bugatti EB110, dhe Fiat X1/9, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dizajneri i lindur në Torino, modelet e tij më të famshme i ka krijuar ndërsa punonte në shtëpinë italiane të dizajnit, Bertone, nga mesi i viteve 1960 deri në vitin 1980.

Screenshot 7 21

Gjatë kësaj periudhe ai ka dizajnuar vetura si Alfa Romeo Montreal, Maserati Khamsin, Volkswagen Polo, si dhe Ferrari 308 GT4.

Modele të tjera të dukshme të Gandinit përfshijnë serinë 5 të BMW-së, Lamborghini Espada, dhe Cizeta-Moroder V16T.

Edhe më vonë ai vazhdoi të ndiqte rrugën e dizajnit. Gandini ka punuar me TaTa Motors në vitin 2017 për të krijuar TaMo Racemo, një koncept i veturës sportive i paraqitur në Motor Show.

Ai u pajis me një diplomë nderi në inxhinieri mekanike nga Instituti Politeknik i Torinos. /Telegrafi/