Anne Heche u nda nga jeta sot në një spital në Los Angeles, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë.

53-vjeçarja po vajtohet nga emra të shumtë të Hollywoodit, përfshirë edhe ish-të dashurën e saj, Ellen De Generes, shkruan DailyMail.


Heche, e cila ka luftuar ndër vite me varësinë e saj nga droga, u tha nga policia se kishte thithur shumë kokainë gjatë vozitjes.

68A7C2A8 9E49 495C A76B 702F8CF2D624

Gjatë aksidentit ajo u fut me veturën e saj në shtëpinë e Lynne Mishele, duke e lënë gruan në fjalë me lëndime të papërcaktuara, por të rënda.

Stafi i aktores dje tha se ajo nuk do të mbijetonte; ajo u shpall dje me tru të vdekur.

B5B5822C C08C 4110 8F43 95C3C08DD20B

Familja e saj e mbajti atë gjallë në një ventilator ndërsa mjekët morën organet e saj për dhurim deri të premten. /Telegrafi/

17902D57 8B34 4426 837D C013D7A87F77