LAJMI I FUNDIT:

Vdekja ‘e papritur’: Gjendet i vdekur gjenerali që vlerësohej si dëshmitar kyç në një skandal të madh korrupsioni në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Vdekja ‘e papritur’: Gjendet i vdekur gjenerali që vlerësohej si dëshmitar kyç në një skandal të madh korrupsioni në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Magomed Khandaev, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ka vdekur papritur në moshën 61-vjeçare, njoftuan agjencitë shtetërore të martën.

Khandaev kishte shërbyer si kreu i departamentit të ekzaminimeve shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që nga qershori 2023.

Ai vlerësohet si një dëshmitar kyç në një skandal të madh korrupsioni që përfshiu ministrinë ruse të mbrojtjes.


Shkaku i vdekjes së tij apo vendi ku vdiq nuk janë bërë të ditur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kreu i distriktit Shamilsky në Republikën e Dagestanit të Rusisë, Magomed Gasanov, ka thënë se trupi i Khandaev u dërgua në qytetin e Makhachkala dhe se ai do të varrosej në fshatin e tij të lindjes, Genta.

Gazeta ruse Kommersant raportoi se Khandaev ishte një vartës i drejtpërdrejtë i ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Timur Ivanov, i cili u arrestua me akuza për korrupsion në prill.

Një numër zyrtarësh të lartë ushtarakë janë arrestuar që nga prilli, duke përfshirë Yuri Kuznetsov, kreun e departamentit të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Ndërkohë, Sergei Shoigu u zëvendësua si ministër i Mbrojtjes, pasi mbajti postin për 12 vjet, në një “tronditje” të papritur të departamentit.

Kjo është e fundit në një seri vdekjesh misterioze që përfshijnë figura të shquara ruse që kur forcat e presidentit rus Vladimir Putin pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori